Trump hedh idenë surprizë: Amerikanët mund të bëhen aksionerë në kompanitë e Inteligjencës Artificiale

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka rikthyer në qendër të debatit një propozim të pazakontë: qytetarët amerikanë të përfitojnë drejtpërdrejt nga revolucioni i Inteligjencës Artificiale përmes pjesëmarrjes në pronësinë e kompanive kryesore të sektorit.
Gjatë një bisede me gazetarët në bordin e Air Force One, Trump e cilësoi si një “ide të shkëlqyer” mundësinë që qeveria amerikane të zotërojë një pjesë të vogël aksionesh në kompanitë e Inteligjencës Artificiale, duke krijuar kështu një model ku qytetarët bëhen partnerë në fitimet e teknologjive të së ardhmes.
“Ka diçka shumë interesante në këtë ide. Në thelb krijon një partneritet me publikun amerikan. Është si t’i bësh ata partnerë në këtë revolucion. Do të ishte një gjë e bukur. Do t’i bënte ata të pasur”, deklaroi Trump.
Deklaratat e presidentit amerikan kanë tërhequr vëmendjen e industrisë së teknologjisë, pasi është hera e parë që ai shprehet pozitivisht për një model që synon shpërndarjen më të gjerë të përfitimeve ekonomike nga Inteligjenca Artificiale.
Debati nuk është i ri. Drejtori ekzekutiv i OpenAI, Sam Altman, ka mbështetur më parë ide të ngjashme në diskutimet me zyrtarë amerikanë, duke sugjeruar mekanizma që do t’u mundësonin qytetarëve të përfitonin nga rritja e shpejtë e sektorit.
Ndërkohë, senatori amerikan Bernie Sanders ka propozuar një skemë edhe më ambicioze, sipas së cilës qytetarët do të fitonin pronësi të drejtpërdrejtë në kompanitë më të mëdha të Inteligjencës Artificiale përmes një takse të veçantë të paguar në aksione.
Sipas ekspertëve të industrisë, një skenar më realist do të ishte krijimi i një fondi publik investimesh, ku kompanitë do të kontribuonin me 1% deri në 5% të aksioneve të tyre për të siguruar përfitime afatgjata për qytetarët.
Trump e lidhi propozimin edhe me garën globale për dominimin e Inteligjencës Artificiale, duke theksuar se SHBA-ja duhet të ruajë avantazhin ndaj Kinës.
“Po shqyrtojmë mënyra që populli amerikan të përfitojë nga suksesi i Inteligjencës Artificiale. Ne jemi përpara Kinës dhe përpara pjesës tjetër të botës në këtë fushë dhe duam të qëndrojmë në krye”, tha ai. Deklaratat e presidentit pritet të ushqejnë debatin mbi mënyrën se si duhet të shpërndahet pasuria që mund të krijojë Inteligjenca Artificiale në dekadat e ardhshme, mes atyre që kërkojnë përfitime më të gjera për shoqërinë dhe atyre që mbështesin modelin tradicional të pronësisë private.
Po ndodh...
Protestat dhe çarja e sistemit Rama-Berisha
ide
Klithma e bukur e protestës, kundër estabilishmentit Rama-Berisha
Një Shqipëri PA RAMËN, PA BERISHËN!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128