Sezon fantastik në Itali, Stiven Shpendi mund të rikthehet në Serinë A!

Stiven Shpendi mund të rikthehet shumë shpejt në Serinë A, pas një sezoni mbresëlënës në kategorinë e dytë të futbollit italian. Sulmuesi shqiptar ka përfunduar në radarët e Kaljarit, që po planifikon ndryshime në repartin ofensiv.
23-vjeçari shkëlqeu gjatë sezonit të fundit në Serinë B, duke realizuar 15 gola dhe duke dhuruar edhe dy asiste. Performanca e tij rezultoi vendimtare për Empolin, që arriti të shmangte rënien nga kategoria.
Shpendi ka kontratë me klubin e tij deri në vitin 2029, ndërsa mbetet për t’u parë se çfarë oferte do të paraqesë Kaljari për të siguruar shërbimet e sulmuesit shqiptar.
Pavarësisht formës së mirë, Shpendi nuk ka marrë ende një ftesë nga Kombëtarja shqiptare. Një rikthim në elitën e futbollit italian mund të jetë një mundësi e artë për të tërhequr vëmendjen e trajnerit Sylvinho dhe për të siguruar grumbullimin e parë me kuqezinjtë.
Po ndodh...
Protestat dhe çarja e sistemit Rama-Berisha
ide
Klithma e bukur e protestës, kundër estabilishmentit Rama-Berisha
Një Shqipëri PA RAMËN, PA BERISHËN!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128