Trump “konsultohet” me Putin para takimit me Zelenskyn: Bisedë e mirë dhe shumë produktive

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se ka zhvilluar një bisedë telefonike “të mirë dhe shumë produktive” me homologun e tij rus, Vladimir Putin, pak para takimit të planifikuar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
Trump nuk dha detaje shtesë mbi përmbajtjen e bisedës, por në postimin e tij në rrjetin Truth Social, ai theksoi:
“Sapo kam zhvilluar një bisedë të mirë dhe shumë produktive telefonike me Presidentin Putin të Rusisë, para takimit tim, në orën 13:00 sot, me Presidentin Zelensky të Ukrainës”.
Sipas Trump, takimi me Zelenskyn do të zhvillohet në sallën kryesore të ngrënies në rezidencën e tij Mar-a-Lago, ndërsa shtoi se gazetarët janë të ftuar për të mbuluar ngjarjen.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, njoftoi nga ana tjetër se ka zhvilluar një bisedë telefonike “të detajuar” me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, në një moment kyç për përpjekjet diplomatike lidhur me luftën në Ukrainë, përpara se të mbërrinte zyrtarisht në Florida për bisedime me presidentin amerikan, Donald Trump.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

