Basha të la hakmarrjen e karmës tënde, Sali. Me mashtrime dhe si fat i Ramës, nuk ecet më!

Lulzim Basha sot është në Uashington, Londër, Paris e Berlin. Po ti, Sali Berisha, a e kalon dot oqeanin? A takon dot qoftë edhe një zyrtar perëndimor?
Demokratëve u the se do ta rrëzoje Edi Ramën. Çfarë ndodhi?
U the se Basha ishte shkaku i humbjeve, por e vërteta është se nën drejtimin tënd, PD ka shënuar humbjet më të mëdha në historinë e saj.
Ti je fati politik i Edi Ramës, Sali Berisha!
Pas vitit 2021, Basha u përqendrua te denoncimi i vjedhjes së votës, ndërsa ti, për hallin tënd personal, luajte lojën e Ramës. Kurrë nuk pate moral dhe integritet. Ose më keq akoma: U frikësove nga ajo që ke bërë vetë dhe zgjodhe ta mbash PD-në peng si mburojë, duke thënë sot një gjë, e nesër të kundërtën.
Kur Basha deklaronte se zgjedhjet u vodhën nga Rama me krimin, ti dhe Ilir Meta bënit lojën e Edi Ramës duke sulmuar Lulzim Bashën. Pas zgjedhjeve të 2017-ës, Basha i tregoi botës mekanizmin e shantazhit elektoral, përmes dosjeve 184 dhe 339.
Në 2021, vjedhja ishte, edhe më flagrante. Të gjithë e dinë dosjen voluminoze të përgatitur nga Basha për zgjedhjet–të njëjtën dosje që ti sot e quan “Libri i Zi”.
Ndërkohë që Basha dhe njerëzit që sot i ke pranë denonconin Ramën, ti me “Foltore” të financuara nga pushteti thoshe se Basha ishte humbës dhe se i kishte shitur zgjedhjet. Kështu i shërbeve Edi Ramës si alibi përballë ndërkombëtarëve.
Në vend që të mbroje familjen tënde përballë akuzave për korrupsion me avokatë, vendose ta mbroje me Partinë Demokratike. Dhuna, kërcënimet, deri te sulmi i armatosur ndaj selisë së PD-së janë trashëgimia jote politike– arsyeja pse sot je njeriu më i urryer dhe më i refuzuar në kancelaritë europiane, amerikane dhe britanike.
Në luftën për të shpëtuar familjen tënde, e shkatërrove PD-në. E ktheve në strehë të njerëzve me probleme me drejtësinë, ish-zyrtarëve të korruptuar, ish-prokurorëve e gjyqtarëve që simbolizojnë abuzimin dhe lidhjet me krimin.
Ky është modeli yt, Sali!
Ke shpenzuar miliona euro dhe prapë mbetesh humbësi më i madh i historisë politike shqiptare, i vetmi shqiptar i padëshiruar në SHBA, Britani dhe BE.
Me rrena nuk kalohet më, Sali. Nuk e shpëton dot as “çetën” tënde dhe as Edi Ramën.
Pesë palë zgjedhje të humbura në katër vjet– dhe prapë vazhdon me të njëjtat gënjeshtra. Opozita jote dirigjohet nga Rama. Kur i duhen sulmet pët Veliajn të paguan protestues, kur i duhet mbrojtje për Belindën të lejon dhunën në parlament. Kështu në vend që të merren me korrupsionin e Ramës, merren me shashkat e tua.
Sot je më i izoluar dhe më i refuzuar se kurrë. Demokratët po largohen çdo ditë, sepse i mashtrove, u tregove i pabesë, largove ata që të mbështetën dhe afrove “zarat” e pazareve me Edi Ramën e ata që të deshmuan lidhjet me krimin.
Prandaj kërkon vazhdimisht armiq të rinj: Dje Salianjin, sot prapë Bashën.
E shpalle armik Salianjin me akuzat alla komuniste dhe mban në krah Gazin i cili u tregoj shqiptarëve që Suel Çela mbidhte firma për ty.
Por e vërteta është një: Problemi nuk kanë qenë kurrë të tjerët. Problemi ke qenë dhe mbetesh vetëm ti.
Me ty aty, PD do shkojë keq e më keq. Biznesi i familjes tënde mirë e më mirë e Rama do të mbretërojë. Deri në ditë që po afron, kur do të shkërmoqeni bashkë si dyshja më e urryer, që për pushtet e pasuri, mbajtët peng Shqipërinë!/Alfapress.al
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
