Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë/ Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. LDK pëson rritje, PDK e treta
28 Dhjetor 2025, 19:23 / KOSOVA

Rreth 900 mijë votues kanë marrë pjesë sot në Kosovë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, dhjetë muaj pasi nuk i dhanë votat e mjaftueshme Albin Kurtit për të krijuar qeverinë e re.
Në zgjedhje garuan 24 subjekte politike me 1,180 kandidatë për deputetë. Nga to, 8 subjekte politike janë të shqiptarëve me 624 kandidatë që synojnë 100 vendet në Kuvend, ndërkaq pjesa tjetër janë subjekte nga radhët e komuniteteve që garojnë për 20 ulëset e garantuara.
Shifrat e para të tre exit poll-eve flasin për një rezultat të përafërt për të gjitha partitë, me atë të 9 shkurtit, ku Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit kryeson, por ende pa e siguruar numrin 61 për të formuar Qeverinë.
Në vend të dytë është Partia Demokratike e Kosovës dhe e treta LDK-ja.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

