Trump pas marrëveshjes me Iranin: U tregua edhe njëherë se nuk ka kufij për pushtetin tim!

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se ndërhyrja e tij për arritjen e marrëveshjes së armëpushimit me Iranin kishte për qëllim shmangien e një krize më të gjerë ekonomike globale, por ka mohuar se konflikti i ka treguar kufijtë e pushtetit të tij.
Në një intervistë për Axios, Trump u pyet se çfarë kishte mësuar nga lufta në lidhje me kufizimet e autoritetit të tij si president. Ai u përgjigj se nuk e konsideron veten të kufizuar nga zhvillimet e fundit.
“Nuk ka kufij. Ende nuk e kam mësuar atë mësim. E di që ekzistojnë, por nuk ka kufij”, u shpreh Trump.
Presidenti amerikan komentoi gjithashtu marrëdhënien e tij me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, pas raportimeve në media për mosmarrëveshje mes dy liderëve lidhur me menaxhimin e konfliktit në Lindjen e Mesme.
“Me Bibi-n gjithçka është normale, por duhet ta mbajmë me mendje të kthjellët”, deklaroi ai.
Trump mbrojti qëndrimin e administratës së tij gjatë krizës, duke pretenduar se Shtetet e Bashkuara e kanë mposhtur Iranin “plotësisht”. Sipas tij, memorandumi i mirëkuptimit i nënshkruar mes palëve mund të konsiderohet “pothuajse i barasvlershëm me një dorëzim të pakushtëzuar”.
Ai mbrojti gjithashtu bllokadën detare të vendosur më herët nga SHBA-të ndaj Iranit, e cila u hoq pas nënshkrimit të memorandumit, duke argumentuar se ajo kishte luajtur rol të rëndësishëm në ushtrimin e presionit ndaj Teheranit.
Po ndodh...
Sulmet ndaj Dumanit dhe heshtja e Berishës për Ilir Shtufin
ide
Shkëlqimi dhe rënia e shokut Edi
Aleanca e Vulave dhe Kullave, përballë Republikës së Re
Fillimi i fundit të pushtetit në Shqipëri...
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128