Qeveria merr vendimin: Nga sot shfuqizojmë Bordin e Transparencës, çmimet e hidrokarbureve janë stabilizuar

19 Qershor 2026, 10:05 / POLITIKË ALFA PRESS

Qeveria merr vendimin: Nga sot shfuqizojmë Bordin e Transparencës,

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj ka bërë me dije se në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave është vendosur ndërprerja e funksionimit të Bordit të Transparencës, i ngritur për monitorimin e çmimeve të hidrokarbureve në kuadër të ligjit përkatës.

Sipas Ibrahimajt, ky vendim vjen pas një periudhe disa mujore gjatë së cilës tregu i karburanteve ka shfaqur stabilizim të ndjeshëm, duke reduktuar nevojën për ndërhyrje administrative.

Ne sot vendosëm që do të ndërpresim Bordin e Transparencës, i cili prej disa muajsh tashmë është në funksion në zbatim të ligjit për hidrokarburet. Kanë qenë disa muaj që kanë pasur disa luhatje të çmimeve të karburanteve dhe prej më shumë se dy javësh çmimi ka ardhur duke u reduktuar, çmimet e bursës janë stabilizuar, Kanali i Hormuzit do të zhbllokohet, tregu i hidrokarbureve është stabilizuar dhe ne vendosëm që të ndërpresim funksionimin e Bordit të Transparencës”, deklaroi Ibrahimaj.

 

Po ndodh...

ide