
Turistja 18-vjeçare amerikane lind në Paris, hedh foshnjen nga dritarja e hotelit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një hotel në Paris, ku një foshnjë e porsalindur humbi jetën kur nëna e tij, një turiste amerikane 18-vjeçare, e hodhi nga dritarja e dhomës, pak çaste pasi lindi, sipas policisë lokale.
Sipas autoriteteve, nëna 18-vjeçare, e cila po udhëtonte me një grup të rinjsh në Evropë, dyshohet se e ka hedhur të porsalindurin nga kati i dytë i një hoteli, ndërkohë që kishte ende të lidhur kordonin e kërthizës.
Siç raporton Daily Mail, shërbimet e urgjencës kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe e kanë dërguar foshnjën në spital. Megjithatë, sipas zyrës së prokurorit të Parisit, fëmija nuk ia doli për shkak të plagëve të marra.
Autoritetet kanë nisur një hetim për “vrasjen e një të mituri nën 15 vjeç”, raportoi zyra e prokurorit të qytetit për gazetën Le Parisien. E reja u dërgua në spital ku do t’i nënshtrohet një operacioni pas lindjes.

Fundi i një Lideri të fortë edhe njëkohësisht të dobët, si rasti Rama!
ide


“Sovranistët” rusofil

Si të kapësh peshkun më të madh!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128