VIDEO/ Ligji për “agjentët e huaj” ndez tensionet, parlamenti gjeorgjian kthehet sërish në “arenë boksi”

Ligjvënësit nga partitë kundërshtare në parlamentin e Gjeorgjisë u përplasën sërish sot teksa u përpoqën të arrinin një marrëveshje mbi projekt-ligjin e diskutueshëm të “agjentëve të huaj”. Me gjithë bujën, legjislacioni u miratua përfundimisht me shumicë votash.
I titulluar zyrtarisht “Për transparencën e ndikimit të huaj”, projektligji do t’u kërkojë organizatave jofitimprurëse gjeorgjiane, mediave dhe individëve me më shumë se 20% fonde të huaja të regjistrohen si subjekte “që promovojnë interesat e një fuqie të huaj” dhe të zbulojnë të ardhurat e tyre dhe donatorë.
Refuzimi për ta bërë këtë do të dënohet me gjobë deri në 9500 dollarë.
Përleshja shënoi herën e tretë që diskutimet rreth projektligjit kaluan në kaos. Përleshja e mëparshme shpërtheu në fillim të këtij muaji midis anëtarëve të shumicës parlamentare dhe opozitës përpara një seance plenare kushtuar diskutimit të projektligjit.
Protestuesit kundërshtues të ligjit kanë mbajtur demonstrata jashtë parlamentit, të cilat janë shpërndarë vazhdimisht nga policia.
Kritikët e legjislacionit e kanë përshkruar atë si të ngjashëm me një ligj të miratuar në Rusi që kërkon që kompanitë me fonde nga jashtë të regjistrohen si ‘agjentë të huaj’.
Po ndodh...
Sulmet ndaj Dumanit dhe heshtja e Berishës për Ilir Shtufin
ide
Aleanca e Vulave dhe Kullave, përballë Republikës së Re
Fillimi i fundit të pushtetit në Shqipëri...
Koherenca qesharake e opozitës!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

