“Sot do ngremë zërin për gjyshërit tanë”/ Aktivistja: Nuk jetojnë dot me dinjitet me pensionin që marrin

17 Qershor 2026, 19:59 / AKTUALITET ALFA PRESS

“Sot do ngremë zërin për gjyshërit tanë”/

Edhe sot për të 18-tën ditë radhazi vijoi protesta e mijëra qytetarëve kundër qeverisë Rama.

Një prej aktivisteve, Luçiana Kokaj, në fjalën e saj u shpreh se sot do ngremë zërin edhe për gjyshërit dhe pensionistët, shtresën më të nëpërkëmbur nga ky sistem.

Luçiana Kokaj: Ne menduam që sot të ngremë zërin për gjyshërit tanë për shtresën që ky sistem e ka trajtuar në mënyrën më të keqe të mundshme. Në familjet tonë nuk ka një gjysh që jeton me dinjitet me pensionin e tij. Varet nga fëmijët e vet, për të dhënë lek nga mërgimi për ilaçet. Ndaj sot ka qenë një thirrje shumë e bukur merr gjyshin në protestë. Sot do ngremë zërin shumë fort për gjithë gjyshërit tanë. Që mundi i tyre të shpërblehet. Rama jepe dorëheqje!

 

Po ndodh...

ide