Përmbytet jugu i Spanjës, rrugët ‘kthehen në lumenj’

Një stuhi e fuqishme ka goditur qytetin e Jaénit në rajonin e Andaluzisë, në jug të Spanjës, duke shkaktuar përmbytje të menjëhershme dhe skena paniku mes banorëve dhe turistëve.
Rrugët u mbuluan nga rrjedha të furishme uji, ndërsa këmbësorët u rrëzuan dhe u morën nga rrymat e forta që përshkuan qendrën e qytetit.
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë njerëz që kërkojnë ndihmë teksa përpiqen të qëndrojnë në këmbë mes ujërave që vërshonin me shpejtësi. Në një video, një burrë shihet duke u tërhequr nga rryma përgjatë një rruge të qytetit, ndërsa një tjetër noton pranë automjeteve të bllokuara nga përmbytjet.
Situata më alarmante u regjistrua në parkimin nëntokësor “Parking de la Constitución”, ku ujërat depërtuan me shpejtësi, duke mbuluar automjetet dhe duke arritur deri pranë tavanit të objektit. Stuhia, e shoqëruar edhe me breshër të dendur, zgjati vetëm rreth 20 minuta, por la pas pasoja të konsiderueshme.
Sipas autoriteteve meteorologjike spanjolle, në vetëm një orë ranë rreth 50 milimetra reshje, ndërsa në disa zona u regjistruan 32 milimetra shi brenda 15 minutave. Intensiteti i reshjeve shkaktoi kolaps të sistemit të kullimit, duke bërë që uji të shpërthente nga pusetat dhe kanalet nëntokësore.
Shërbimet e emergjencës morën mbi 110 telefonata për përmbytje në garazhe dhe bodrume. Autoritetet u bënë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe paralajmëruan drejtuesit e mjeteve të braktisin automjetet nëse niveli i ujit kalon boshtet e rrotave.
Pavarësisht dëmeve materiale dhe kaosit të shkaktuar, autoritetet konfirmuan se nuk janë raportuar viktima apo të plagosur rëndë. Paralajmërimet për reshje intensive dhe stuhi mbeten në fuqi edhe për disa provinca të tjera të Spanjës jugore.
Po ndodh...
Sulmet ndaj Dumanit dhe heshtja e Berishës për Ilir Shtufin
ide
Aleanca e Vulave dhe Kullave, përballë Republikës së Re
Fillimi i fundit të pushtetit në Shqipëri...
Koherenca qesharake e opozitës!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128