Paratë e "pluhurit të bardhë" i investoi në hotele luksoze, del foto: Ky është vëllai i kokës së grupit kriminal, Isa Aliu që SPAK kërkon ta burgosë

Është publikuar ditën e sotme imazhi i Isa Aliut, vëllai i Salvadore Aliut i njohur ndryshe me emrin Shpëtim Aliu, kreu i grupit kriminal që u godit ditën e djeshme nga SPAK.
Siç mund ta shikoni dhe në foton e mëposhtme, ky është Isa Aliu, njëri prej 10 personave për të cilin SPAK ka lëshuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, i cili akuzohet për pastrimin e parave të pista të vëllait të tij.
Nga hetimet e kryera nga SPAK, të shtrira në një periudhë të gjatë kohore, ka dalë në pah se vëllezërit Aliu në bashkëpunim me dhjetëra persona të tjerë kanë arritur të trafikojnë rreth 50 ton kokainë nëpër Europë e më tutje, më konkretisht në Brazil, Belgjikë, Holandë, Ekuador e disa vende të tjera.
Paratë e përfituara në mënyrë të paligjshëm nga tregtimi i kokainës, aktivitet i kryer gjatë viteve 2019-2021, është zbuluar se janë investuar në qindra pasuri të paluajtshme, të cilat janë sekuestruar, në mesin e tyre dhe vila e hotele luksoze mjaft të njohura në vend.
Më konkretisht, mësohet se janë vendosur nën sekuestro preventive plot 491 pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, të cilat dyshohet se burojnë nga aktiviteti kriminal i grupit.
SPAK bën me dije se vlera paraprake e pasurive të sekuestruara llogaritet rreth 150 milionë euro, ndërsa verifikimet vijojnë për përcaktimin e vlerës së saktë të tyre.
Po ndodh...
Sulmet ndaj Dumanit dhe heshtja e Berishës për Ilir Shtufin
ide
Aleanca e Vulave dhe Kullave, përballë Republikës së Re
Fillimi i fundit të pushtetit në Shqipëri...
Koherenca qesharake e opozitës!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128