Video/ Momenti kur komshiu qëllon 9 herë për vdekje 53-vjeçarin. Shkak bëhet sherri mes grave të tyre
6 Qershor 2024, 08:02 / BOTA

Një kamera sigurie në Kosta Rika ka kapur vrasjen e një 53-vjeçari nga fqinji i tij pas një sherri për një matës uji të përbashkët.
Autori i krimit është Eduardo Ramírez Zamora , i cili nuk ka nguruar të qëllojë nëntë herë fqinjin e tij Otoniel Orozco Mendoza nga një distancë e shkurtër.
Përleshja vdekjeprurëse me sa duket filloi me dy gra që po ziheshin për një matës të përbashkët uji, sipas mediave lokale. Në një moment të shkrepjes, shfaqet Zamora, i cili ndonëse fillimisht duket se po përpiqet të largojë gruan e tij, më pas shfaq një armë të cilën e gjuan para se ta vendosë në bel. Tensioni u përshkallëzua kur Mendoza e qëlloi me grusht dhe Zamora iu kundërpërgjigj duke nxjerrë armën dhe duke qëlluar drejt tij 9 herë. Ai ka vazhduar ta qëllojë edhe pse viktima kishte rënë në tokë.
Sipas fqinjëve të dy çifteve, grindjet mes tyre kishin nisur prej kohësh. Mendoza, i cili u qëllua për vdekje nga fqinji i tij, ishte zhvendosur në Kosta Rika nga Nikaragua.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Nga Patrik Sadikaj
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
Besmir Semanaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
