Vazhdon 'furtuna' në Polici, ja kush vjen në krye të Rrugores në Shkodër

9 muaj pas lëvizjeve të bëra në Drejtorinë Vendore të Policisë së Shkodrës mësohet se me urdhër të kryepolicit Skënder Hita, Gëzim Zela është rikthyer në krye të Sektorit të Policisë Rrugore Shkodër, post të cilin e ka mbajtur dhe më herët.
Blerim Laçi, i cili për 9 muaj mbajti postin e shefit të Sektorit të Policisë Rrugore të Shkodrës, është transferuar në Durrës.
Kujtojmë se në fillim të shatorit të 2025, Gëzim Nela Ai u transferua në Tiranë, ku për disa muaj drejtoi Sektorin e Aksidenteve Rrugore pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Qarkullimit Rrugor.
Ndërsa postin e tij që mbante në Shkodër e mori Blerim Laçi, një emër i njohur në radhët e uniformave blu, me një karrierë të gjatë në sektorin e qarkullimit rrugor.
Laçi gjithashtu ka drejtuar struktura të ngjashme në qytete të ndryshme të vendit dhe ka mbajtur detyra të rëndësishme edhe në Tiranë e Durrës.
Ndërsa së fundmi kryepolici Hita mësohet se ka rikthyer në postin e mëparshëm Gëzim Nelën.
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
