Gonzato dhe delegacioni i BE vizitë në Gjykatën e Posaçme! Zyrat e GJKKO të ndërtuara me “lekët” e kriminelëve, rikonstruktimi nga asetet e konfiskuara

Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri, me në krye Ambasadorin e BE-së, Silvio Gonzato kanë zhvilluar një vizitë në godinën e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO). Lajmi është bërë i ditur nga vetë delegacioni përmes një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”.
Ku theksohet se është bërë një financim nga BE, por edhe se 80% e kostos së rikonstruksionit është financuar përmes ripërdorimit të aseteve të konfiskuara nga bota e krimit.
“Vizituam godinën e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila është financuar nga BE dhe së fundmi është rikonstruktuar për të përmbushur standardet më të larta të BE-së. Ne mirëpresim faktin që 80% e kostos së rikonstruksionit u financua përmes ripërdorimit të aseteve të konfiskuara” shkruhet në postim.
Teksa më tej shtohet se: “Kryetari në detyrë i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, gjyqtari Erion Bani, dhe Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, diskutuan rolin e Gjykatës në forcimin e besimit të publikut te sistemi i drejtësisë dhe në ruajtjen e standardeve të larta në vendimmarrje.”
Vizituam godinën e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila është financuar nga BE dhe së fundmi është rikonstruktuar për të përmbushur standardet më të larta të BE-së. Ne mirëpresim faktin që 80% e kostos së rikonstruksionit u financua përmes ripërdorimit të aseteve të konfiskuara.
Gjatë vizitës, Kryetari në detyrë i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, gjyqtari Erion Bani, dhe Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, diskutuan rolin e Gjykatës në forcimin e besimit të publikut te sistemi i drejtësisë dhe në ruajtjen e standardeve të larta në vendimmarrje.
Ambasadori i BE-së theksoi gjithashtu se përmirësimi i standardeve të infrastrukturës gjyqësore duhet të mbetet prioritet në të gjithë Shqipërinë, për të garantuar siguri, transparencë dhe akses në drejtësi.
We visited the building of the Special Court against Organised Crime and Corruption which had been funded by the EU and has recently been renovated to meet the highest EU standards. We welcome the fact that 80% of the cost of the renovation was funded through the reuse of confiscated assets.
During the visit acting Chair Judge Erion Bani and EU Ambassador Silvio Gonzato discussed the SPAK Court’s role in strengthening public trust in the judiciary and upholding high standards in decision-making.
The EU Ambassador also stressed that improving court infrastructure standards should remain a priority across Albania to ensure safety, transparency, and access to justice.
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128