Kryeministri estonez mbështet Shqipërinë në BE: Reformat janë 'çelësi' i rrugës europiane

15 Maj 2026, 11:50 / POLITIKË ALFA PRESS

Kryeministri estonez mbështet Shqipërinë në BE: Reformat

Kryeministri i Estonisë, Kristen Michal, ka shprehur mbështetje për rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian gjatë një deklarate të përbashkët me kryeministrin Edi Rama në Tallinn.

Ai u shpreh se Estonia e mbështet zgjerimin e BE-së dhe se Shqipëria duhet të vijojë me reformat e nevojshme, duke shtuar se nëse vendi përmbush detyrimet e tij, edhe Bashkimi Evropian do të ecë në të njëjtin drejtim.

Michal foli edhe për bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e teknologjisë dhe inteligjencës artificiale, duke thënë se Estonia ka interes të thellojë më tej marrëdhëniet me Shqipërinë në këtë drejtim.

Duke iu referuar zhvillimeve digjitale në Shqipëri, përfshirë edhe ministren virtuale për AI, ai u shpreh me nota vlerësuese, duke e cilësuar këtë si një shembull të avancuar që edhe vende të tjera mund ta ndjekin.

Ai shtoi se përvoja e Estonisë si shtet digjital tregon se teknologjia mund të ulë burokracinë dhe të përmirësojë shërbimet publike, ndërsa bashkëpunimi mes dy vendeve pritet të zgjerohet më tej në këtë fushë.

Në fund, Michal përmendi edhe 25-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Estonisë, duke shprehur besimin se bashkëpunimi mes dy vendeve do të forcohet edhe më shumë në të ardhmen.

Po ndodh...