Kaosi te Milani/ Igli Tare pritet të largohet pas vetëm një viti, pronari i kuqezinjve mbledhje urgjente

Pas humbjes së shansit për të fituar Scudetton dhe rrezikut të humbjes së një vendi në Ligën e Kampionëve, pronari i Milanit, Gerry Cardinale, po planifikon ndryshime të mëdha në strukturën e klubit.
Tashmë është pranë konfirmimit se drejtori sportiv Igli Tare do të largohet, ndërsa Tony D’Amico nga Atalanta është emri i mundshëm për ta zëvendësuar.
Sipas raportimeve, Cardinale ka zhvilluar të enjten një takim në Londër me CEO-n Giorgio Furlani, këshilltarin e tij Zlatan Ibrahimovic, anëtarin e bordit Massimo Calvelli dhe drejtoreshën e markës Francesca Montini, duke shqyrtuar opsionet për riorganizimin e klubit.
Burime pranë klubit tregojnë se pozicioni i Furlanit po vlerësohet gjithashtu, ndërsa Calvelli mund të marrë një rol udhëheqës në administratën e Rossonerëve.
Edhe roli i Zlatan Ibrahimovic pritet të ripërcaktohet, duke u orientuar drejt një pozicioni më strategjik pas një sezoni ku ai ka qëndruar në hije, por mbetet një nga figurat më të besuara të Cardinale.
Të gjitha vendimet do të merren pas përfundimit të sezonit, por lëvizjet e hershme të Cardinale tregojnë se Milan po përgatitet për një transformim të thellë menaxherial, në përpjekje për të rikthyer klubin në nivelet e larta europiane.
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128