Atentati ndaj 'Gucci'-t të TikTok-ut, arrestohet Florian Brahaj! Në kërkim 2 shokët e tij

15 Maj 2026, 11:06 / AKTUALITET ALFA PRESS

Atentati ndaj 'Gucci'-t të TikTok-ut, arrestohet Florian

Një 23-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi vitin e kaluar në bashkëpunim tre të tjerë tentoi të vriste me armë zjarri Fabion Kuçin njohur edhe si ‘Gucci’ i TikTok.

Ndaj Florian Brahaj rëndon akuza "Vrasja me paramendim", mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale ndërmjet specialistëve të Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe shërbimeve të Komisariatit të Policisë Kamëz, u kap në Tiranë, në kuadër të operacionit të koduar “Akuza”, shtetasi i shpallur në kërkim, F. B., 23 vjeç.

Gjykata e Durrësit, në muajin mars, 2026, i ka caktuar shtetasit F. B., masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale "Vrasja me paramendim", mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se më datë 15.12.2025, në lagjen nr. 9, në ambientet e një lokali, ka tentuar të vrasë me armë zjarri, në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë, shtetasin F. K.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

 

Po ndodh...