Tragjedi në New Mexico/ Avion mjekësor me katër persona rrëzohet në një zonë të pyllëzuar

15 Maj 2026, 08:25 / BOTA ALFA PRESS

Tragjedi në New Mexico/ Avion mjekësor me katër persona

Një avion i vogël mjekësor me katër persona në bord është rrëzuar të enjten në mëngjes pranë Ruidoso, në shtetin amerikan New Mexico, sipas autoriteteve të aviacionit në SHBA.

Avioni, një Beechcraft King Air 90, ishte nisur nga Qendra Ajrore e Roswell dhe po udhëtonte drejt Aeroportit Rajonal Sierra Blanca kur u rrëzua rreth orës 04:00 të mëngjesit sipas orës lokale.

Ngjarja ka ndodhur në një zonë të largët dhe të pyllëzuar.

Autoritetet lokale raportojnë se në zonën e malit Capitan është parë zjarr pas rrëzimit, ndërsa ekipet e emergjencës, zjarrfikësit dhe policia janë angazhuar në terren për të menaxhuar situatën dhe për të kërkuar informacion mbi gjendjen e personave në bord.

Hetimet për shkaqet e aksidentit po zhvillohen nga Administrata Federale e Aviacionit dhe Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit në SHBA.

Deri tani nuk janë dhënë detaje të tjera për gjendjen e pasagjerëve apo ekuipazhit.

Po ndodh...