VIDEO/ Zyrtari i ushtrisë ukrainase momente intime në zyrë me dy vajza të ndryshme

28 Mars 2024, 23:28 / BOTA ALFA PRESS

VIDEO/ Zyrtari i ushtrisë ukrainase momente intime në zyrë me dy
Një video po qarkullon me shpejtësi në median online, ku pretendohet se protagonisti kryesor në ato pamje është nënkoloneli ukrainas Oleksandr Yarmoshevich, një zyrtar i lartë i ushtrisë.

Mediat e huaja raportojnë se Yarmoshevich aktualisht ndodhet në Spanjë dhe Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës e akuzon për tradhti. Video është publikuar nga propagandisti rus Anatoli Shariy.

Ajo shkruan se si Yarmosevic ndoshta po kalon një kohë të mirë në punë, me dy gra të ndryshme që mesa duket janë kolege të tij.

VIDEO/ Zyrtari i ushtrisë ukrainase momente intime në zyrë me dy

VIDEO/ Zyrtari i ushtrisë ukrainase momente intime në zyrë me dy

“Përkëdheljet, puthjet, shtypja pas murit – programi “punë” i Yarmoshevich është mbresëlënës”– ironizon ai.

Yarmosevic gjithashtu ka një grua, Valentina, asnjë nga dy gratë nuk është ajo. Forcat tokësore të Ukrainës, në varësi të të cilës janë komisarët ushtarakë ukrainas, kanë reaguar rreth ndaj skandalit.

“Një video incizim me pjesëmarrjen e kreut të njërës prej qendrave territoriale të rekrutimit dhe mbështetjes sociale të rajonit Rivne po shpërndahet në internet nga burime anti-ukrainase. Një hetim zyrtar ka filluar në lidhje me videon e publikuar”, – thuhet në një njoftim në Telegram. Nuk dihet se kur dhe si është marrë video dhe duket se kamera është instaluar fshehurazi dhe kjo po hetohet.

 

Po ndodh...

Nga Bato Kosova 16:37 EDITORIAL

Sali Llapa

Nga Bato Kosova