Lajme flash

Vietnami “nën mëshirën” e Trump, udhëheqësi vietnamez i kërkon presidentit të shtyjë tarifat për 45 ditë

6 Prill 2025, 17:49 / BOTA ALFA PRESS

Vietnami “nën mëshirën” e Trump, udhëheqësi

Udhëheqësi më i lartë i Vietnamit, To Lam, i ka kërkuar presidentit amerikan, Donald Trump që të shtyjë tarifat e reja mbi eksportet vietnameze në SHBA me “të paktën 45 ditë”, sipas AFP dhe New York Times.

Trump ka vendosur një tarifë prej 46% për mallrat vietnameze që hyjnë në SHBA, tarifa e gjashtë më e lartë e shpallur të mërkurën.

Në një letër, To Lam i kërkon Trump të caktojë një përfaqësues për të punuar me zëvendëskryeministrin e Vietnamit, Ho Duc Phoc, për zgjidhjen e çështjes. Ai gjithashtu thotë se shpreson të takohet personalisht me Trump në Uashington në fund të majit.

 

Po ndodh...