Përplasje në Kuvend/ “Ju doli gënjeshtra Taulant…”, Shehaj: Ju arrestuan Veliajn, Karçanajn dhe shkuan te Balluku… u trembët! Balla: Gjobaxhi i vogël. I vodhe PD-së…

16 Prill 2026, 18:29 / POLITIKË ALFA PRESS

Përplasje në Kuvend/ “Ju doli gënjeshtra

Në seancën e sotme plenare ka pasur debate dhe akuza mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës. Debati ka nisur ndërsa është diskutuar për çmimet e karburanteve.

I ashpër ka qenë qëndrimi i kreut të Partisë Mundësia, Agron Shehaj i cili i shpreh se Rama është i frikësuar dhe se mazhorana po përpiqet vetëm si t’i shmanget burgut.

“Lërini, broçkullat e teatrot dhe kujdesuni për njerëzit. Por ju doni të shmangni burgun. Keni burgun. Në këto 35 vite mendonit se mund të villnit sa të donit dhe nuk do u gjente asgjë. Kur nisët t’u arrestonin Veliajn, Kërçanaj. Ballukut u shokuat…Dhe më pas Rama u detyroi të dilnit në TV të bëheshit ekspertë të drejtësisë dhe u kujtuat për mbipopullimin e  burgjeve sepse duhet të mbronit shokët tuaj. Por tashmë erdhi gjenerali, Taulant doli gënjeshtra juaj.. Krerët e SPAK janë në Washington Taulant”, tha ai.

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i është drejtuar me akuza kreut të Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, pasi ky i fundit ka akuzuar Ballën si hajdut.

“Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra. Person që mendon që duke bërtitur dhe shkuar përtej çdolloj norme tha se tregu i karburanteve në Shqipëri kontrollohet nga një subjekt…Ti je një gjobaxhi i vogël… Iu turre një biznesmeni. Siç ua bërë këtyre. I vodhe PD të dhënat e partisë….I ke vjedhur PD të dhënat e anëtarëve dhe u çon edhe mesazhe mos votoni PD”, tha ai.

Po ndodh...