Anëtarësim pa të drejtë vote?/ Milatoviç kundër propozimit të Ramës dhe Vuçiçit: S’ka rrugë të shkurtër drejt BE
Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatovic ka komentuar idenë e hedhur nga Rama dhe Vuçiç që Shqipëria dhe Serbia të jenë pjesë e Bashkimit Evropian edhe pa të drejta vetoje. Milatovic e quan këtë një qasje “legjitime”, por e bën të qartë se vendi i tij nuk devijon nga kursi.
“Ne shpresojmë që t’i mbyllim të gjithë kapitujt nga fundi i këtij viti, ose gjatë vitit të ardhshëm, në mënyrë që gjysma e dytë e 2027-ës dhe 2028-a të jetë për ratifikimin e hyrjes së Malit të Zi në BE në të gjtha parlamentet e vendeve anëtare. A do të jetë 2028-a a 2029-a, nuk është e vendosur por duhet të ndodhë brenda mandatit aktual të Komisionit”, tha Milatovic në një intervistë për “Frankfurter Allgemeine Zeitung”.
“Për autorët është një ide plotësisht legjitime. Megjithatë, ne po ndjekim procesin klasik të anëtarësimit siç e kanë bërë të gjitha vendet deri tani. Ne po negociojmë që të bëhemi anëtarë të plotë”, shtoi ai. Gjatë intervistës, Milatovic u pyet edhe për mungesën e mbështetjes nga Gjermania apo Franca. Ai tha se do të fokusohet vetëm në gjëra që Mali i Zi mundet t’i kontrollojë.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Peshorja amerikane!
Leksioni hungarez dhe 4 mesazhe për estabilishmentin politik në Shqipëri
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128