Aksident në rrethrrotullimin e Kolonjës në Lushnjë, vetëm dëme materiale

16 Prill 2026, 15:12 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aksident në rrethrrotullimin e Kolonjës në Lushnjë,

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 11:00 të paradites së sotme në rrethrrotullimin e Kolonjës, në Lushnjë, në aksin drejt fshatit Kolonjë.

Në përplasje janë përfshirë dy automjete me targa AB 956 AJ dhe AA 458 LE, duke shkaktuar vetëm gërvishtje dhe dëme materiale. Si pasojë e aksidentit, rruga u bllokua për disa minuta, duke krijuar vështirësi për qarkullimin e mjeteve të tjera.

Menjëherë në vendngjarje mbërritën shërbimet e policisë, të cilat ndërhynë për zhbllokimin e trafikut dhe normalizimin e situatës.

Ndërkohë, grupi hetimor nisi punën për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Po ndodh...