“Call-Centera që mbrohen nga shteti, mashtrojnë pensionistë të BE”, Berisha: Rama e çeli gojën dhe i tha Lubisë…

16 Prill 2026, 14:16 / POLITIKË ALFA PRESS

“Call-Centera që mbrohen nga shteti, mashtrojnë pensionistë

Kryetar i PD-së, Sali Berisha ka shpërthyer në akuza në drejtim të mazhorancës sa i takon skemës së mashtrimeve për call-centerat, që mashtrojnë qytetarë europianë. 

Ai mes të tjerash përmendi Amant Josifin, po ashtu dhe ish-zv.kryeministren, Belinda Balluku.

Berisha: Për herë të parë në ekzistencën e parlamentit, mandatet e krimit në Kuvend nuk lejojnë ngritjen e komisioneve parlamentare, Këto ditë, edhe sot që po flasim, në Shqipëri zhvillohet në mënyrë të ethshme një nga veprimtaritë më të rënda kriminale. Të ashtuquajturat call-cetra vjedhin ditë e natë pensionistët e vendeve që kanë kontribuar miliarda në këtë vend, për këta qytetarë. Hiena të vërteta nga salla krimi të mbrojtura nga salla shteti, mashtrojnë dhe iu grabisin pensionet pensionistëve në Itali, Austri, e Gjermani e Spanjë. Strutkura shtetërore, nga polici te niveli më i lartë, janë mburojë. Vëllai i kryeministrit, de facto sipas burimeve të huaja dhe vetë vendit, është bosi kryesor i tyre. Në këtë aktivitet kriminal ka call-centera që vjedhin 5 mln euro vendeve të tjera. Amant Josifi ka përdorur kriptomonedhën për mashtrime që shkojnë miliarda euro. Ardian Çela, si quhej ai që rrahu Lubia, kreu i OSHEE-së. Njëra është kuçedra e bitcoin, tjetra e kanabisit. Iu deshën pak kohë që ta shtronin në dru atë dhe mos ta merrte më veten sot. Si mor mos të ketë mandat arresti për Amant Josifin ku me grupin e tij kishte vjedhur 2.2…. dhe pasi i dërgonte në Dubai, i fuste në banka. Ai u arratis në Dubai, i shoqëruar nga Olsi Rama. Call-centerat e tij mbroheshin nga shteti. Kur Spanja e gjeti në Dubai dhe kërkoi ekstradimin, SPAK tha; jo se po e heton Spanja. E çeli gojën Uluzi (Për Ramën). I tha; të keqen, mos të të kemi barrë më. Aman të keqen Lubi…Kështu i tha. E shitoi zana.

 

Po ndodh...