Protesta e PD/ Policia zbardh masat e marra, ja rrugët që do të bllokohen...
Protesta e PD që do të zhvillohet të premten para Kryeministrisë pritet të nisë në orën 19:00, ndërsa Policia e Tiranës ka ndërmarrë një sërë masash për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë tubimit.
Sipas njoftimit zyrtar, parkimi i automjeteve do të ndalohet deri në përfundim të protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga zona e njohur si “Ura e Dajtit” deri në rrugën “Ismail Qemali”.
Ndërkohë, nga ora 15:00 deri në përfundim të tubimit, do të bllokohet qarkullimi i mjeteve në këtë aks, nga kryqëzimi pranë Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”. Kufizime të lëvizjes do të ketë edhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.
Policia bën të ditur se, në varësi të ecurisë së protestës, mund të ketë kufizime edhe në rrugë të tjera, ndërsa janë parashikuar devijime të trafikut në rrugë alternative.
Autoritetet u bëjnë apel qytetarëve të shmangin lëvizjen me automjete në zonat e prekura dhe të distancohen nga çdo veprim i kundërligjshëm që mund të cenojë rendin dhe sigurinë publike gjatë protestës.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Leksioni hungarez dhe 4 mesazhe për estabilishmentin politik në Shqipëri
Viktor Orbani diktator?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128