VOA: A mund ta përcaktojë fituesin e zgjedhjeve në SHBA vota e të rinjve?
Ekipet e fushatave të dy kandidatëve në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara kanë parë një valë entuziazmi dhe mbështetjeje të votuesve, veçanërisht në mesin e votuesve të rinj.
Korrespondentja e Zërit të Amerikës Tina Trinh njofton për rritjen e angazhimit të të rinjve në procesin zgjedhor, një grup votuesish i cili historikisht ka pasur pjesëmarrje të ulët në votime.
Një grup në rritje votuesish në Shtetet e Bashkuara janë të rinjtë që mund të luajnë një rol kyç në zgjedhjet e përgjithshme të këtij nëntori. Ata madje mund të ndihmojnë në zgjedhjen e gruas së parë presidente në historinë e Amerikës … nëse dalin të votojnë.
“Arsyet pse të rinjtë kanë dyshime nëse duhet të votojnë në këto zgjedhje janë të lidhura drejtpërdrejt me zhgënjimin e tyre me mënyrën se si po punon qeveria. Ata janë të zhgënjyer se ndryshimi në komunitetet e tyre nuk po ndodh me shpejtësinë e duhur”, thotë Rudy Garret nga Aleanca për Veprim Rinor.
Ajo që rriti entuziazmin e votuesve të rinj ishte emërimi i Nënpresidentes Kamala Harris si kandidate e demokratëve.
“Entuziazmi tek të rinjtë për të votuar u rrit për 5%, brenda natës”, thotë Nick Ahamed zëvendësdrejtor i ‘Priorities USA, një organizatë që mbështet Partinë Demokrate.
Nëntëmbëdhjetë vjeçarja Celeste Galvez është një nga ato që ndihet e mbushur me energji.
“Në fillim nuk kisha planifikuar të votoja. Por tani që Presidenti Joe Biden është tërhequr dhe Kamala kandidon, unë jam e entusiazmuar për mundësinë që të kemi gruan e parë presidente. Tani jam e entusiazmuar për çështjet politike”, thotë Celeste Galvez.
Kjo rritje entuziazmi ka nxitur rritjen në regjistrimin e votuesve të rinj.
Organizata ‘Vote.org’ njoftoi se mbi 100 mijë individë janë regjistruar brenda shtatë ditëve pas njoftimit të Presidentit Biden për tërheqje nga gara për t’u rizgjedhur.
Rreth 85% e këtyre votuesve të rinj janë të moshës nga 18 deri në 34 vjeç.
Gara për president megjithatë mbetet e ngushtë dhe ka një numër po ashtu të lartë, veçanërisht të djemve të rinj, të cilët favorizojnë ish Presidentin Donald Trump, kandidatin republikan për President.
“Shumë prej tyre nuk e shohin ekonominë amerikane të jetë e dobishme për ta. Kur demokratët flasin për vendet e punës që ka krijuar Presidenti Biden , ata nuk e shohin veten brenda asaj kornize”, thotë zoti Ahamed.
Votuesi 26 vjeçar Frankie Russell është njëri prej tyre.
“Mënyra se si mund t’u afrohesh moshatarve të mi është duke folur me ne. Nuk mund të bësh garë si më parë me zotime për ulje taksash, të drejtën për armëmbajtje dhe çështje të besimit fetar. Kjo nuk mjafton. Ne kemi nevojë për zotimin që nuk do të hapen luftra të reja dhe që të mos dërgohen ndihma jashtë vendit, por paratë të investohen këtu”, thotë zoti Russell.
“Zhgënjim nuk do të thotë mungesë interesi. Votuesit e rinj e kuptojnë dhe i kushtojnë vëmendje asaj që ndodh. Ata nuk e shihnin angazhimin e tyre në procesin zgjedhor si mundësi për ndryshimin që e dëshironin. Por, ndryshimi i javëve të fundit padyshim ka krijuar një trajektore të re”, thotë analisti Rudy Garret.
Mbetet për t’u parë nëse kjo trajektore do të përkthehet në pjesëmarrje në votim, por është e qartë se votuesit e rinj nuk mund të injorohen në zgjedhjet e nëntorit./VOA
Sali Berisha pa Lulzim Bashën është i njëjti si në vitet 97-98!
ide
O Sali, o hero, Edi Rama ty të do...
Mosbindje civile e PD, ndaj Sali Berishës
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128