Wall Street Journal: Trump anon nga ndërhyrja ushtarake në Iran, Vance favorizon diplomacinë! 648 të vdekur, vendi pa internet për më shumë se 100 orë
Sipas raportimeve amerikane, Shtëpia e Bardhë po shqyrton një propozim të fundit nga Irani për angazhim diplomatik, ndërsa presidenti Donald Trump duket i prirur të miratojë goditje të reja ushtarake kundër Teheranit.
Burime qeveritare amerikane thonë se disa zyrtarë të lartë, duke përfshirë zv.presidentin J.D. Vance, këshillojnë Trump që të provojë së pari rrugën diplomatike, përpara çdo hakmarrjeje ndaj Iranit për vrasjet e protestuesve, të cilat tashmë kanë hyrë në javën e tretë.
Trump deklaroi të dielën nga Air Force One se Irani i kishte dërguar një mesazh Uashingtonit një ditë më parë, duke shprehur gatishmërinë për të negociuar mbi programin bërthamor, që SHBA synon ta kufizojë. “Po organizohet një takim,” tha Trump, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara ende po shqyrtojnë “opsione shumë të fuqishme” që ai mund t’i miratojë përpara fillimit të bisedimeve.
Zyrtarët thonë se presidenti nuk ka marrë ende vendimin përfundimtar dhe do të takohet të martën me bashkëpunëtorët e tij të lartë për të përcaktuar strategjinë. Opsionet përfshijnë goditje ushtarake ndaj objektivave të regjimit iranian, sulme kibernetike, vendosjen e sanksioneve të reja dhe përforcimin e llogarive anti-regjim në internet. Disa prej tyre paralajmërojnë se sulmet mund të fuqizojnë propagandën e regjimit, që akuzon SHBA dhe Izraelin për orkestrim të fshehtë të protestave.
Protestat, që nisën në fund të dhjetorit dhe u intensifikuan më 8 janar në qytetet kryesore, konsiderohen kërcënim serioz për regjimin iranian. Organizatat e të drejtave të njeriut raportojnë se të paktën 648 persona janë vrarë deri tani, ndërsa vendi vazhdon të jetë pa internet për më shumë se 100 orë.
Megjithëse Trump aktualisht favorizon sulmet ndaj Iranit, vendimi i tij mund të ndryshojë sipas zhvillimeve në vend dhe diskutimeve me këshilltarët. Disa zyrtarë parashikojnë që presidenti mund të nisë goditje dhe më pas të kërkojë bisedime serioze me Teheranin, një qëndrim që duket se ai e sugjeroi vetë të dielën.
Ndërkohë, Sekretari i Shtetit iranian, Abbas Araghchi, tha të hënën se Irani është “gati për negociata të drejta, me të drejta të barabarta dhe të bazuara në respekt reciprok,” por paralajmëroi se nëse këto bisedime nuk janë të mundshme, Irani “është plotësisht i përgatitur për luftë.” Ai gjithashtu konfirmoi komunikimin e tij me të dërguarin special të Trump në Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, për të kërkuar takime me qeverinë amerikane.
Zyrtarë amerikanë mbeten skeptikë mbi sinqeritetin e Iranit dhe paralajmërojnë se vendi mund të kërkojë të fitojë kohë për të shmangur sulmet ajrore të SHBA-së dhe për të ruajtur legjitimitetin e tij përballë trazirave masive.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levit, theksoi se Trump zakonisht preferon zgjidhjet diplomatike, por mbetet gjithmonë i hapur ndaj përdorimit të forcës ushtarake. “Sa i përket Iranit, askush nuk e di se çfarë do të bëjë presidenti Trump, përveç vetë tij,” tha ajo.
Ndërkohë, udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, u shfaq duke mbështetur protestat qeveritare në Teheran, të cilat për televizionin shtetëror ishin një “paralajmërim” ndaj SHBA-së.
Po ndodh...
Pse janë tmerruar ramistët dhe berishistët nga Lulzim Basha?
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
