Lajme flash

Zgjerimi në BE, komisionerja Kos: Po përballemi me forca që duan të na shohin të dështojmë

12 Prill 2025, 15:58 / BOTA ALFA PRESS

Zgjerimi në BE, komisionerja Kos: Po përballemi me forca që duan

Komisionerja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos, ka deklaruar se zgjerimi është një imperativ gjeopolitik për Bashkimin Europian. 

Marta Kos, e cila është përgjegjëse për procesin e pranimit të dhjetë vendeve që aplikojnë për hyrje në BE, mes tyre edhe Shqipëria, komentet i bëri për gazetën franceze “Le Monde”.

Gjithashtu ajo theksoi se për herë të parë, po përballen me forca që duan të shohin të dështojmë ose që po kryejnë sulme hibride kundër kandidatëve të caktuar si Moldavia.

"Midis pushtimit rus të Ukrainës, ndryshimit të qëndrimit të Shteteve të Bashkuara ndaj Kontinentit të Vjetër dhe ambicieve të Kinës në Ballkan, ne duhet të ecim përpara pa humbur asnjë kandidat, sepse kjo mund të na dobësojë. Për herë të parë, ne po përballemi me forca që duan të na shohin të dështojmë ose që po kryejnë sulme hibride kundër kandidatëve të caktuar si Moldavia. Ne duhet të ruajmë aftësinë tonë për të vepruar dhe për të garantuar sigurinë tonë”, tha Kos.

Komisionerja theksoi gjithashtu se në vitin 1979, Simone Veil, asokohe presidentja e re e Parlamentit Europian, konsideronte se shtetet europiane janë përballur me tre sfida të mëdha, atë të paqes, atë të lirisë dhe atë të mirëqenies. Më tej Kos tha se duket se vetëm dimensioni europian është i aftë të përballen me këto sfida.

“Ndërsa, që nga vitet 1990, çështja e mirëqenies dhe prosperitetit ka mbështetur valët e ndryshme të zgjerimit të BE-së, që nga viti 2022 dhe pushtimi i Ukrainës, është çështja e sigurisë, si rrjedhim edhe një herë prioritet për paqen”, tha Kos.

 

Po ndodh...

ide