Zhduket avioni në Alaskë/ Nisin kërkimet për gjurmët e aeroplanit me 10 persona në bord

7 Shkurt 2025, 13:57 / BOTA ALFA PRESS
Zhduket avioni në Alaskë/ Nisin kërkimet për gjurmët e

Një avion me 10 persona është raportuar i zhdukur në shtëtin e Alaskës.

Autoritetet amerikane kanë nisur menjëherë kërkimet pasi mjeti futures humbi gjurmët.

Roja Bregdetare e SHBA për rajonin e Alaskës tha se avioni ishte 19 km mbi det të hapur në një fluturim nga Unalakleet në Nome, territori i cili është vënë i gjithi brenda perimetrit ku po kërkohet për avionin.

Por departamenti i zjarrfikësve tha se kërkimet po vështirësohen për shkak të motit dhe dukshmërisë së keqe.

Të dy qytetet janë rreth 236 km nga njëri-tjetri permes rrugës Norton Sound, një hyrje e Detit Bering në bregun perëndimor të Alaskës.

Ekuipazhet e kërkim-shpëtimit po punojnë për të arritur në koordinatat e fundit të që janë regjistruar nga fluturimi, thanë zyrtarët shtetërorë në një deklaratë.

Sipas të dhënave nga gjurmuesi i fluturimeve FlightRadar 24 u pa për herë të fundit mbi Norton Sound rreth orës 15:16.

10 personat në bord përbëheshin nga nëntë pasagjerë dhe një pilot, tha Departamenti i Sigurisë Publike në Alaskë.

Alaska ka terren malor dhe mot të rënduar. Shumë fshatra nuk janë të lidhur me rrugë dhe aeroplanët e vegjël përdoren për të transportuar njerëz dhe mallra.

Hetuesit amerikanë të sigurisë ajrore vazhdojnë ndërkohë të hetojnë dy incidente vdekjeprurëse në javët e fundit, duke përfshirë një përplasje në ajër midis një helikopteri Black Hawk dhe një avioni pasagjerësh pranë Uashingtonit, DC, ku mbetën të vdekur 67 persona, dhe rrëzimin e një avioni medevac në Filadelfia që vrau 7 të tjerë.

Po ndodh...