Certifikata elektronike e fiskalizimit brenda 60 minutash, shërbimi i ri për bisnezet
Nga janari i këtij viti, të gjitha bizneset që do të paguajnë online, me kartë debiti ose krediti për marrjen e shërbimit, do të pajisen me certifikatën elektronike të fizkalizimit brenda vetëm 60 minutave në portalin e-albania
Kjo do të eleminojë afatin që një subjekti i duhej të priste për t’u pajisur me certifikatën elektronike për projektin e fiskalizimit, pa u penguar në lëshimin e faturave elektronike si rrjedhojë e kohës.
Pagesat online me anë të kartës, sistemi kryen automatikisht trajtimin e kërkesës dhe gjenerimin e certifikatës.
Nga kjo procedurë e thjeshtuar nuk përfitojnë bizneset, që gjatë aplikimit për certifikatë elektronike zgjedhin opsionin e pagesës nëpërmjet shkarkimit të mandat pagesës, për të vijuar fizikisht në bankë. Për këto aplikime, sikurse edhe aktualisht, biznesi, përmes e-Albania, do të pajiset online me certifikatën elektronike të fiskalizimit brenda 10 ditësh pune, si pasojë e punës manuale nga stafi.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
