“Deshifruesi i Hieroglifeve” – në përvjetorin e tij të vdekjes Jean François Champolino(1790-1832)

6 Mars 2022, 10:27 / DOSJE ALFA PRESS
“Deshifruesi i Hieroglifeve” – në përvjetorin e tij

Kushdo qe ka vizituar piramidat e Egjiptit është habitur, mrekulluar dhe intriguar nga vizatimet e panumërta të gdhendura në gur dhe ndonëse të gjithë e dinin se ato ishin një formë e veçantë shkrimi, ishte francezi Zhan Fransua Shampolion ai që, për herë të parë, ja bëri të njohur botës kuptimin e përmbajtjes të tyre, duke na dhëne mundësinë të njohim historinë dhe kulturën e këtij qytetërimi të lashtë.

Këto figura të quajtura Hieroglife paraqesin një nga format më të vjetra të shkrimit, që datojnë mbi 3000 vjet para Krishtit. Ndryshe nga shkrimi ynë latin që është simboliko-fonetik, hieroglifet paraqesin atë që quhet shkrimi figurativ. Çdo hieroglif paraqet një figurë: rrethi paraqet Diellin, drapri – Hënën, vija e valëzuar-ujin, figura e njeriut- njeriun etj. Por keto “piktograma” nuk janë vetëm vizatime të sendeve të botës së jashtme, ato shprehin edhe mendime dhe ndjenja: Kështu rrethi ishte jo vetëm Dielli por edhe drita apo veprimi i rrotullimit. Disa të tjera paraqesin zëra dhe tinguj: p.sh. bleta nuk paraqiste vetëm insektin blete por edhe shijen e të ëmblës. Pra hieroglifi ishte piktograme, fonograme dhe ideograme.

Ndonëse këto vizatime të egjiptianeve të lashtë njiheshin prej shume vitesh, gara për të deshifruar hieroglifet nisi kur dy të rinj të talentuar, Jean-François Champollion në Francë dhe Thomas Young në Angli, nisën të eksplorojnë mundësinë që hieroglifet mund të ishin një formë e veçantë e shkrimit. Cilido që do të zbërthente i pari fjalët në hieroglife do të ishte në gjendje të lexonte mendimet dhe ndjenjat e egjiptianëve të lashtë e kështu të rindërtonte historinë, të kuptonte fenë e tyre dhe të siguronte një shikim të thellë në kulturën e tyre. Ky fat i buzëqeshi së pari Shampolionit.

Interesi në rrënojat e Egjiptit të lashtë u rindez në 1798, kur Napoleon Bonaparti u nis në një ekspeditë ushtarake për të shkëputur Egjiptin nga kontrolli britanik. Fillimisht, qëllimi ishte për të prishur tregtinë e britanikëve në Mesdheun Lindor dhe Indinë, por bashkë me 38 mijë trupat ishin edhe 150 studiues, përfshirë Gaspard Monge, i cili nder te tjera shpjegoi dukurinë e mirazheve, që formoheshin në shkretetire, Nikolas Conte, i cili shpiku lapsin me grafit dhe krijoi një fabrikë lapsash në Kairo për të furnizuar kolegët e tij, si dhe Joseph Fourier nje matematicien dhe fizikant i njohur, e shumë të tjerë. Ndër këta 150 studiues ishte edhe 28 vjeçari Fransua Shampolion.

Ndonëse ekspedita e Napoleonit ishte një dështim nga pikëpamja ushtarake, ajo ishte një sukses akademik, duke kulmuar më zbulimin e Pllakës Rosetta, që sot zbukuron Muzeun britanik… Pllaka prej gurri Rosetta, ishte një pllakë e madhe që përmbante të njëjtin mbishkrim të përsëritur tre herë, fillimisht me hieroglife, më pas me demotik (një variacion i hieroglifeve) dhe në fund në një greqishte të kuptueshme. Studiuesit shpresonin se kjo pllakë do të shërbente si një fjalor për deshifrimin e hieroglifeve dhe vërtet ashtu ndodhi.

Disa dekada më vonë, kur Shampolion kishte zbërthyer tashmë kodin e hieroglifeve, ai ishte në gjendje të lexonte shkrimet e egjiptianeve te lashte, duke na sjelle si te gjalle, me ze dhe figure, ate botë që për njerëzimin kishte ndenjur e fshehur dhe e heshtur për mijëra vjet nën piramidë. Ky kontribut i paçmuar në shkencën e egjiptologjisë është arsyeja që sot, pas rreth 180 vjet nga vdekja e tij, ai kujtohet me respekt dhe nderim në mbarë botën./ Përgatiti Klodi Stralla

Po ndodh...