Dosje/ Nga vjen emri i Shkodrës, kur u themelua dhe gjurmët ilire
Shkodra është një qytet mitesh dhe legjendash, ku Kalaja rrëfen legjendën e Rozafës e cila u muros për të garantuar mbijetesën e mureve dhe qytetit.
I njohur ndryshe dhe si qyteti i biçikletave, përmes pedalimit mund t’i dhuroni vetes disa shëtitje të mrekullueshme përreth Liqenit më të madh të Ballkanit, tre lumenjve që takohen njëri me tjetrin, apo edhe të përshkoni bregdetin Adriatik.
Qytet ndodhet në Shqipërinë Veriperëndimore e qendra e rrethit dhe qarkut me të njëjtin emër. Qarku i Shkodrës ka një popullsi prej 332.483 banorë, i përbër nga Rrethi Shkodrës, Pukës dhe Malsisë së Madhe, me 33 Komuna dhe Bashki përkatësisht: 5 Bashki dhe 28 Komuna. I cilësuar si vendi i Penës dhe intelektualizmit, ndër vite në Republikën e Shqipërisë.
Qyteti i Shkodrës është themeluar në shekullin e IV para erës së re nga fisi ilir i Labeatëve. Të cilët i dhanë emrin liqenit (Palus Labeatis), si dhe selia e shumë mbretërve ilir, të cilët e shtrinë sundimin e tyre nga Friuli e deri në Ambraki. Ky territor ka qenë i banuar nga lundërtarë e tregtarë të zotë. Ishin shkëmbimet tregtare me zonat e tjera që u bënë shkak për themelimin e qytetit të Shkodrës. si një treg dhe vendbanim ilir.
Është një prej qyteteve më të vjetra të Shqipërisë, me një histori banimi mijëvjeçare në qytet dhe krahinë. I çmuar ndër kohëra të ndryshme si nyjë me rëndësi gjeostrategjike. Gjurmët më të hershme të veprimtarisë njerëzore të zbuluara në pellgun e Shkodrës i përkasin periudhës së paleolitit të mesëm.
Që në shek IV p.k filloi jetën qyteti ilir, i cili njihej në histori me emrin Scodra dhe që atëherë nuk e ndërroi kurrë emrin vet. Por nga vjen emri Shkodra, origjina (SΚΟΔRΙΝΩΝ Scodra në transkriptimin latin), mendohet të jetë vendi ku shkon Drini (Shko Drinon). Kur erdhën agresorët turq në Mesjetë e quanin Iskodra ose Iskenderiyye nga Iskender duke pandehur se banorët e këtij qyteti ishin të bijtë e Aleksandrit të Madh (Skënder, emri i muslimanizuar) për nga trimëria që shfaqnin në beteja. Trashëgimia kulturore e Shkodrës për kombin shqiptar fillon që në shek. XV kur ishte qendër e Humanizmit. Ka qenë kryeqytet i mbretërisë ilire në 181 Para Krishtit. Pushtuar: Në vitin 168 nga Roma, sllavët, bullgarët, Venediku, turqit, serbët, malazezët, italianët, gjermanët/Alfapress.al
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
