
Deputetët e Berishës turizëm nëpër botë, qytetarët në shesh për karriget e tyre

Katër muaj para zgjedhjeve, partia e Sali Berishës ka zgjedhur rrugën e protestës, një lëvizje që, përtej zhurmës, duket krejtësisht e pakuptimtë politikisht. Në një kohë kur qytetarët presin zgjidhje, alternativa dhe propozime konkrete për jetën e tyre, Berisha dhe mbështetësit e tij zgjedhin retorikën e polarizimit, që e mban situatën në stanjacion dhe shumë larg zgjidhjeve.
Duket se Berisha dhe grupi i tij kanë hequr dorë edhe nga revolucioni, edhe nga mosbindja civile edhe nga qeveria teknike, kështu që në këto kushte synimi i protestës është mëse i dyshimtë dhe aspak i qartë për elektoratin e djathtë.
Pa një strategji të qartë dhe pa një plan konkret për të bindur qytetarët, ky mobilizim duket më shumë një përpjekje për të mbajtur rreth vetes një grusht të vogël militantësh, sesa një sfidë e vërtetë ndaj qeverisë.
Paradoksi i madh i kësaj proteste është se ndërsa militantët e PD-së thirren në protestë, një pjesë e deputetëve të Berishës janë nëpër udhëtime jashtë vendit, duke bërë turizëm politik. Shumë prej tyre nuk janë angazhuar seriozisht as në zonat e tyre elektorale që nga zgjedhjet e 2021-it dhe nuk kanë as shqetësimin më të vogël, për problemet e qytetarëve. Për ta, më e rëndësishme është të bëjnë disa foto e video për t’i rënë në sy Berishës dhe për të treguar se “po punojnë” për partinë, ndërkohë që në realitet janë më shumë të fokusuar te karrigia e tyre personale.
Ndërsa qytetarët vuajnë përditë përballë krizave ekonomike dhe rritjes së çmimeve, shumë nga këta deputetë nuk kanë shkuar asnjëherë për të falënderuar votuesit e tyre për mbështetjen në zgjedhjet e fundit. Ata kujtohen për qytetarët vetëm kur vjen koha e protestave apo e zgjedhjeve, duke u shfaqur si “të angazhuar” në politikë, ndërkohë që realisht janë të shkëputur nga realiteti i shqiptarëve të zakonshëm.
Në këtë lojë të dyfishtë, ku njëra dorë bën protesta dhe tjetra bën turizëm, humbësit e vërtetë mbeten qytetarët, të cilët presin ende një opozitë të denjë që mund t’u ofrojë diçka më shumë se rrëmujë dhe premtime boshe./Alfapress.al

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128