
Edi Rama, një Caligula me smartphone në dorë!

Kur Albert Ajnshtajni ndodhej në exil në Angli, e njoftojnë se 100 shkencëtarë të vënë në shërbim të partisë naziste të Hitlerit, e konsideronin të gabuar teorinë e tij të relativitetit.
Ajnashtajni duke qeshur përgjigjet:
- Nëse do të ishte e gabuar, do të mjaftonte vetëm një për ta kundështuar, jo njëqind!
E pra, fakti që paralelizmin e “Neomalësores” me Lenka Çukon, përtej shumë të tjerëve, ka marrë përsipër ta kundërshtojë edhe vetë "Fyhreri" i Partisë Socialiste, (siç e quan një bashkëpunëtor i tij i ngushtë sot), tregon se përqasja prej Lenkës tek Neomalsorja ka qenë e drejtë.
Kam një lloj ligështie ndaj çdo dobësie, sidomos kur prej pamundësisë ajo përdoret për t'iu arratisur thelbit, ndaj po i vë gjuhës fre këtë herë por, nuk po e fsheh se kur lexova reagimin e Ramës, në majë të gjuhës më erdhi fraza mjaft e njohur e ish-presidentit amerikan Lyndon. B Johnson “Make ......., deny it”. Bëje atë ta mohojë!
Megjithëse vjen si mbrojtje ndaj Marjanës "së fortë", Kryeministri po përpiqet të mohojë faktin se regjimit të tij autoritar personalist, gjithçka që i duhet janë paratë dhe kandidatët e "punësuar" si përfaqësues të popullit.
Shumë gra e burra janë "punësuan" këto 12 vjet si "përfaqësues" të popullit. Gatishmëria e tyre “për të tretur” çdo marrëzi si të pranueshme është krejt e qartë. Mendimet dhe veprimet e tyre rrotullohen vetëm rreth sigurimit të një vendi në “klubin e të besuarve të Tij”.
Ata janë njerëz të pushtuar nga emocioni mbisundues i frikës, njerëz “të braktisur njëherë e mirë nga instinkti i rebelimit, i cili është themeli i ndërgjegjes së njeriut, burimi i humanizmit të tij dhe mjeti i evolucionit të tij.
Nën këtë frymë totalitare, nivelet më të larta të partisë u populluan me njerëz të cilët sot pa asnjë përgjegjësi quhen "minj", duke u përçmuar pikërisht nga ai që i “promovoi” pa asnjë meritë dhe kontribut.
Qartazi, me fjalët e tij Kryeministri i bën thirrje emocioneve dhe jo arsyes. Vija ndarëse midis tyre përgjithësisht nuk është aq e mprehtë për shumë njerëz, por ka edhe ajo përjashtime.
Ndaj, këto momente çdo debat mbi intelëktualët e vertetë do të ishte mëkat i madh, aq më tepër nga unë, që, pse ta fsheh, kam ende akoma një ndjenjë paqësore mirëkuptimi për të.
Do të ishte sakrilegj që stomakut që i duhet "të tresë" akuzat e forta për korrupsion që vijnë nga zëvendësi i tij, apo të përballojë luftën për jetë a vdekje mes vartësve edhe bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë , t’i kërkosh të tresë çfarëdo gjëje tjetër, sado elegante edhe e padëmshme të jetë ajo.
Për më tepër është historia e jo propaganda, ajo që filtron intelektualët. Është ajo që do të flasë për integritetin, patriotizmin, atdhedashurinë qëndrimet dhe emrin që ata do të lënë pas.
Dhe historia nuk do të pyesë për mohimet e askujt, qofshin këto edhe te Liderit. Eshtë pikërisht historia ajo që druaj se do ta përshkruajë atë jo si 'Neron të pamposhtur' siç mundohen ta projektojnë vartësit e tij të afërt por, si një Caligula me smartphone në dorë!

Sondazhet dhe e vërteta!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128