
Basha-Bardhi/ U mbars mali dhe polli dhe një mi

‘Dy liderët’ Sali Berisha dhe Gazmend Bardhi pasi lanë pas ofendimet e rënda dhe duke e parë njëri tjetrin në sy sikur të mos kishte ndodhur asgjë, u bashkuan më në fund për të ‘rrëzuar’ nga pushteti Edi Ramën.
Të gjithë sy e vesh ishin te ky takim, pasi menduan se Ramës do i vijë fundi që atë ditë.
Pas mbledhjes me dyer të mbyllura më në fund treguan programin që kishin përgatitur.
Por se çfarë u tha nga ‘dy liderët’ pas mbledhjes, po i marrim me radhë.
Berisha i cili dukej që nuk ishte entuziast pas mbledhjes, duke u përpjekur t'ju largohej gazetarëve tha ndër të tjera:
U morën vendime të rëndësishme (por pa cilësuar se çfarë). Një detyrim për mijëra demokratë që kanë vite që e ndjekin.
Më pas shtoi:
Na bashkoi përgjegjësia e lartë morale, ligjore dhe e gjithanshme që kemi para 620 mijë zgjedhësve idealistë që votuan në datën 14 maj kundër Edi Ramës, ndonëse në zgjedhjet më të pandershme, të palira, më të padrejta të bëra ndonjëherë.
Sërish zgjedhjet e vjedhura.
Kjo frazë është refreni i Berishësh prej shumë vitesh edhe pse gjithmonë merr pjesë në zgjedhje ku thotë do mbrojmë votën e lirë e më pas i njeh si Çeçoja, (krahasim për njeriun që bindet pa bërë fjalë), edhe pse deklaron se ishin të vjedhura.
Me pak fjalë asgjë të re konkrete për bashkimin" me Gazment Bardhin, nuk tha kreu i Rithemelimit.
Kurse Bardhi pas takimit:
Edhe gushti na provoi se kemi përpara qeverinë më të papërgjegjshme në historinë e Shqipërisë çdo ditë prodhohet nga një skandal çka bën nevojën e ndërtimit të një agjende llogaridhënie në Parlament përmes ngritjes së disa komisioneve hetimore.
Skandalet e qeverisë Rama prej 10 vitesh janë aq të shumta sa janë kthyer në një rutinë të përditshme, madje mund të themi se tashmë diskutohet dhe në formë shakaje, se ky ministër paska qenë më i zoti në vjedhje.
Më pas ‘Gazbardhi’, (siç i quan Berisha), renditi dhe 3 prioritet e opozitës së tij me Berishën
Ngritja e komisioneve hetimore për masakrën e zgjedhore të 25 prillit 2021 dhe 14 majit 2023, (komisione të kërkuara dhe më parë nga PD), komisione hetimore per koncesionet dhe PPP në shëndetësi, të dhënat e patronazhistëve, (skanal i dy viteve më parë), si dhe për çështjen e zbatimit të ligjit për konfliktin e interesit me abuzimin me detyrën.
E fillojmë me koncesionet dhe PPP-të për të cilat qeveria Rama do të mbahet mend gjatë.
Denocimet nga opozita për këto koncesionet janë të hershme dhe çfarë ka bërë Rama: asgjë.
Madje ka filluar të paguajë sërish miliona e miliona lekë pa marrë parasysh asgjë.
Komisionet hetimore.
Kujtojmë këtu Komisionin për Incenaratorët në vitin 2022.
U morën në pyetje Rama dhe kryetari i bashkisë Erion Veliaj.
Pasi Rama dhe Veliaj dolën ‘të larë’ , madje ky i fundit fitoi sërish bindshëm në zgjedhjet e majit, pagesat për Inceneratorët vazhdojnë dhe sot pavarësisht se dosja është në SPAK.
Me pak fjalë shprehja “u mbars mali e polli një mi” e përshkruan më së miri takimin mes kreut të Rithemelimit, Sali Berisha dhe deputetit të PD-së Gazmend Bardhi.
E vetmja gjë që mund të rrëzojë pushtetin e Ramës të forcuar përmes skandaleve, bashkëpunimit me grupet kriminale është një opozitë me moral që vetë nuk ka hesape me SPAK dhe përkrahet nga SHBA dhe BE. Edhe revolta popullore e koordinuar me të parën mund ta rrëzojë kleptokracinë e Edi Ramës. Berisha këtë e di më së mirë madje e përmend në çdo dalje të tij, por që është i pabesueshëm për popullin dhe pa moralin politik për t'i organizuar.
Ai e pa më së mirë këtë edhe në protestat e bëra muaj më parë, ku njerëzit filluan t'i fironin, pas çdo organizimi. Ndoshta Gaz Bardhi dhe deputetët që e ndjekin do kthejnë besimin te Berisha dhe populli do pushtojë sheshet dhe do të rrëzojë Edi Ramën pa pasur nevojë për tre komisionet./Alfapress.al
ide


Pse në Tiranë gjen “patriot” kundër Serbisë, por që ulin “brekët” para Greqisë?

A je budall a bon vetë o Gaz?!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128