A do të dalë paraja fizike nga përdorimi në Shqipëri? Eksperti i ekonomisë: Ideja ‘cashless’ është rrugë e gjatë, duhet infrastruktura, kultura dhe ligji!

22 Korrik 2025, 21:32 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

A do të dalë paraja fizike nga përdorimi në Shqipëri?

Zef Preçi, ekspert i njohur i ekonomisë, foli sot në emisionin “Log.” në News 24 me moderator Endri Xhafon për mundësinë që Shqipëria të kalojë në ekonomi digjitale, pra në zhdukjen e parasë fizike.

Kujtojmë se në deklaratën që kryeministri Edi Rama bëri disa ditë më parë, ai tha se brenda kësaj dekade, dëshiron që Shqipëria të jetë ‘cashless”, pra të gjitha pagesat të kryhen në mënyrë digjitale.

Lidhur me këtë Preçi tha se ideja e parave cashless është një ide shumë e mirë, por që të aplikohet fillimisht duhen disa parakushte siç janë kushtet infrastrukturore, kulturore dhe ligjore.

Zef Preçi: Ekonomia cashless , pra pa para në xhep, është ajo ekonomi ku janë krijuar ato kushte infrastrukturore, kulturore ligjore qe njerëzit të mos kenë nevoje të përdorin paranë fizike, por të përdorin paranë elektronike duke përfshirë forma të ndryshme deri te ajo që është vetëm me prekje apo formuar tjera
Që të shkosh atje është një rrugë e gjatë dhe shumë mirë që artikulon ide të tilla janë në modë në botën e sotme sidomos në vendet e zhvilluara që i kanë kushtet infrastrukturore, kulturore, ligjore etj është e vërtetë, ato pritshmëri pozitive sa i takon mundësie për të reduktuar evazionin, penetrimin e parave të pista, mundësisë për të pasur një ekonomi më funksionale por këto lidhen me ekzistencën e parakushteve që të mund të përdoret.

 

Po ndodh...