Agalliu: 1 mld euro investime publike për 2023-shin, gjysma në infrastrukturë

Është vit elektoral. Strategjia për të joshur njerëzit në fletën e votimit është paraja dhe propaganda. Që kjo e dyta të mos shfaqet vetëm në makete dhe imazhe 3D, duhen punë konkrete nëpër kantiere.
Në emisionin Money në Euronews Albania, u analizuan investimet e planifikuara nga qeveria.
Mazhoranca ka shpërndarë 1 mld euro këtë vit të cilat, do të përdoren për 964 projekte, ku pjesën e luanit e marrin rrugët. Investimet Shtetërore 2023 janë sa 5.3% të Produktit të Brendshëm Bruto, ose 17% të totalit Shpenzimeve Buxhetore të parashikuara. Në rend institucional, Ministria e Instrastrukturës dhe Energjisë do të kontraktojë 15% të totalit, ose 153 mln euro. I dyti në radhë është Fondi Shqiptar i Zhvillimit me 145 mln euro, dhe në vendin e tretë e të katërt, janë Ndërmarrjet e Ujësjellësve dhe të Autoriteti i Rrugëve.
Me këtë shpërndarje, infrastrukutura merr 48% të fondit të madh vjetor dhe të gjitha bashkitë e ministritë e tjera së bashku me institucionet që kanë në varësi do të investojnë 52% të portofolit, ku pesha më e madhe bie mbi mbrojtjen ushtarake e kibernetike dhe programet në bujqësi.
Deputeti i Partisë Demokratike Arbi Agalliu tha se sektori i energjisë dhe infrastrukturës duhet të marrë më shumë para nga buxheti i shtetit, pasi kjo i vjen në ndihmë sektorit të biznesit.
“Sektori i energjisë dhe infrastrukturës duhet të marrë më shumë para nga buxheti i shtetit dhe jo vetëm sepse është në prioritet të gjithë qeverive që kanë qenë këto 30 vite, por edhe se realisht një vend me infrastrukturë dhe me energji, i vjen në ndihmë sektorit të biznesit”, tha Agalliu.
-
Gazi në Europë nën 50 euro, hera e parë që nga dhjetori 2021
18 Shkurt, 17:24
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

