Censi/ Rriten shifrat e çifteve pa fëmijë, ja shkaku kryesor

10 Korrik 2024, 23:39 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Censi/ Rriten shifrat e çifteve pa fëmijë, ja shkaku kryesor
Struktura e familjes Shqiptare ka ndryshuar. Censi i viti 2023, nxori në pah se çiftet, ose të martuar ose bashkëjetojnë, por nuk kanë fëmijë. Kjo shifër është rritur me 152% krahasuar me Censin 2011.

“Familjet e reja e kanë kuptuar që sjella në jetë dhe mirërritja sipas standardeve është më e lartë dhe i bën të stepen. Së dyti mendojnë që të emigrojnë dhe më pas të planifikojnë të sjellin në jetë një fëmijë”, tha Entele Binjaku.

Familjet e martuara ose që bashkëjetojnë pa fëmijë ishin 264,882, me rritje 152% nga Censi 2011. Numri i familjeve ndërmjet dy censeve u rrit me rreth 33 mijë ose 4.5%, por numri i çifteve pa fëmijë ka shënuar rritje të ndjeshme për shkak të emigracionit të lartë të të rinjve gjatë dekadës së fundit.

Sipas censit, bërthamat familjare më të shpeshta përbëheshin nga çifte të martuara ose bashkëjetues me fëmijë, 52,2%, e ndjekur nga çifte të martuara ose bashkëjetues pa fëmijë, 37,5%, ndërsa prindërit e vetëm me fëmijë përbënin vetëm 10,3% të tyre.

“Mënyra sesi e shohin të rinjtë jetën, lidhet me afirmimin në punë, konsolidimin e statusit ekonomik, që i çon drejtë shtyrjes së lindjes së fëmijës së parë”,-tha sociologia Entela Binjaku.
Emigracioni i dekadës së fundit uli ndjeshëm edhe numrin e anëtarëve të familjes. Në censin 2023, madhësia mesatare e familjeve është 3,2 anëtarë, krahasuar me 3,9 anëtarë për familje në Censin e 2011 dhe 4,2 anëtarë në vitin 2001.

Po ndodh...