
Fluks turistësh, Velipoja plotëson ofertën turistike

6 Korrik 2024, 09:54 / EKONOMI&SOCIALE
Sezoni turistik në Velipojë ka nisur me fluks turistësh, ndërsa pritshmëritë janë të larta për vijueshmërinë e tij. Lekë Marku, operator turistik tha se muaji Qershor ka patur fluks të lartë pushuesish, ndërsa tashmë Velipoja e ka të plotësuar ofertën turistike falë natyrës, shërbimit cilësor dhe çmimeve të arsyeshme.
Edhe rezervimet në hoteleri janë të kënaqshme, ndërsa këtë sezon turistik pushuesit më të mëdhenj janë nga Kosova, Polonia e Çekia.
Për pushuesit besnik të Velipojës, ky destinacion preferohet më së shumti për qetësinë, shërbimin cilësor e çmimet e favorshme.
Velipoja ndodhet 40 km larg qytetit të Shkodrës, ndërsa ofron vijën më të gjatë bregdetare në veri të vendit, rërën kurative të jodizuar dhe parkun natyror plot freski.

"Do të jetë varri yt", ja pse Rama më ka bllokuar në telefon!
Nga Evi Kokalari
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128