Lajme flash

Forbes prezanton listën e vendeve më të mira për të dalë në pension jashtë vendit, mes tyre edhe Shqipëria 

31 Dhjetor 2024, 15:03 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Forbes prezanton listën e vendeve më të mira për të

“Forbes” ka listuar 24 shtete me koston me të ulët të jetesës, me peizazhe tërheqëse, një ndryshim në stilin e jetës dhe kulturës ose një rrugëdalje politike, lëvizja në një vend tjetër kërkon kërkime të gjera.  

Për të filluar, Forbes prezanton listën e saj të vendeve më të mira për të dalë në pension jashtë vendit për qytetarët amerikanë. 

Të ngopur me shpenzimet e larta të jetesës dhe politikën toksike, më shumë amerikanë po kërkojnë të largohen jashtë vendit. Këtu janë 24 vendet kryesore të rekomanduara, bazuar në kostot, lehtësitë, kujdesin shëndetësor, rrezikun e klimës, gjuhën, krimin dhe nëse ata mirëpresin pensionistët amerikanë.  

Mes këtyre ndodhet dhe Shqipëria, ku “Forbes” e përshkruan Shqipërinë si vend me kosto të ulët jetese, me klimë mesdhetare me plazhe dhe pamje të mrekullueshme.  

Gjithashtu në artikull thuhet se kujdesi shëndetësorë është adekuat dhe se fitimi i të drejtës për të qëndruar në Shqipëri është relativisht e lehtë. 

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

A post shared by Forbes (@forbes)

Po ndodh...