Frika nga protestat, qeveria italiane rrit me 60% subvencionet për fermerët
Protestat e fermerëve duket se e kanë trembur qeverinë italiane, e cila ka nxituar të rrisë me 60 për qind subvencionet për bujqit.“Fondet buxhetore nga Plani i Rimëkëmbjes Ekonomike kushtuar botës së fermerëve, që është veçanërisht e rëndësishme për ne, janë rritur nga 5 në 8 miliardë euro”. Kështu deklaroi Presidentja e Këshillit të Ministrave, Giorgia Meloni, në Catania duke vizituar 3Sun Gigafactory, e ashtuquajtura “fabrika e diellit” e grupit Enel e destinuar të bëhet më e madhja në Evropë për prodhimin e paneleve fotovoltaike me performancë shumë të lartë deri në vitin 2024.
Valë protestash
Protestat e fermerëve mbërritën edhe në Itali, pasi janë përhapur që nga fillimi i janarit në disa vende evropiane, përfshirë Gjermaninë dhe Francën. Që nga fundjava e 27 dhe 28 janarit, disa qindra fermerë kanë bllokuar me traktorët e tyre rrugë të ndryshme dhe pikat e pagesës së autostradave në pjesë të ndryshme të vendit, nga Veriu në Jug.
Në shumicën e rasteve protestat organizohen nga grupe aktivistësh apo shoqata të vogla, të cilët veprojnë në mënyrë të pavarur, por kanë disa qëndrime të përbashkëta: kritikojnë politikat bujqësore evropiane, të konsideruara tepër ambientaliste dhe jo të vëmendshme ndaj nevojave të punëtorëve, janë kundër të ashtuquajturave “ushqime sintetike” dhe i kërkojnë qeverisë italiane të ruajë disa lehtësime tatimore në favor të sipërmarrësve bujqësorë, të cilët janë në vështirësi për shkak të rritjes së kostove të prodhimit.
Për momentin, forma kryesore e protestës e miratuar nga demonstruesit ka qenë bllokimi i rrugëve dhe pikave të pagesës së autostradave në pjesë të ndryshme të Italisë. Në Milano, për shembull, afro 200 fermerë vendosën traktorët e tyre pranë Melegnano-s, në jug të qytetit; të tjerë bllokuan kabinën e pagesës së autostradës Brescia dhe rrugë të ndryshme në Piemonte dhe Liguria. Në qendër dhe jug, trafiku u pengua në disa rajone, duke përfshirë Pulia, Kalabria dhe Lazio, veçanërisht pranë Ortes.
ide
Pse Sali Berisha po baltos Altin Dumanin?
Rama duhet të iki, Berisha s’duhet të vijë!
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128