"Gra që frymëzojnë" - Esmeralda Mallosi tregon eksperiencë e saj në arsim, politikë dhe angazhimin e saj në qeverinë vendore të vendlindjes

21 Shtator 2024, 14:02 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

"Gra që frymëzojnë" - Esmeralda Mallosi tregon

Esmeralda Mallosi, me profesion mësuese e matematikës dhe fizikës, prej disa vitesh e angazhuar në politikë ka dhënë mesazhin e saj frymëzues për barazinë gjinore në vendimarrje të kësaj eksperience politiko-sociale.

Ajo tregon për "Ndk Elbasan" (Në Dobi të Komunitetit), eksperiencën e saj si mësuese, angazhimin aktual politik si Asistente e Deputetëve të qarkut Elbasan në Kuvendin e Shqipërisë dhe si Anëtarë e Këshillit bashkiak në qytetin e vendlindjes. 

Esmeralda është shembulli i plotë për të gjitha vajzat dhe gratë për t'u marrë sa më shumë në vendimmarrje dhe aktivitete të ndryshme sociale e politike në vendin tonë.

Postimi i plotë i Ndk Elbasan:

 “Gratë janë afër realitetit dhe e njohin shumë mire atë…gratë duhet të jenë ato që përfshihen sa më shumë në vendimmarrje….”

“Në komunitetin tim ende ekziston një perceptim jo I barabartë në mes gjinive…burrat janë ende shumë të favorizuar në shumë aspekte qoftë të jetës shoqërore, qoftë asaj politike…”

“Pasja e një përfaqësuesi grua në bashki si përfaqësuese e komunitetit tonë në Këshillin Bashkiak për ne grate dhe vajzat e këtij komuniteti është një arritje…”

“Besoni në veten tuaj…ju e keni aftësinë dhe talentin për të bërë ndryshime pozitive në komunitetin tuaj ….”

"Së bashku me Esmeralda Mallosi dhe gra e vajza nga Njësia Administrative Bradashesh, të cilat frymëzojnë me kontributin dhe shembullin e tyre, mesazhet e tyre në videon e mëposhtme nxisin të tjera gra dhe vajza të angazhohen dhe të bëjnë ndryshime pozitive për komunitetin e tyre. Kur gratë bëhen zëri i ndryshimit, komuniteti lulëzon!"

“Empowering rural women for inclusive local decision-making “

This video is realized within the framework of the project “Capacity strengthening and policy engagement of community service providers – Iris Progress”, funded by the European Union.

????????Funded by the European Union

#genderequality

#humanrights

#equalityindecisionmaking

IRIS network

Linku i plotë dhe VIDEO

 

Po ndodh...

ide