Jepet leja/ Nis kërkimi i arit në Babje të Librazhdit, vlera totale e investimit parashikohet në 40.12 mln lekë

Nis kërkimi i arit, jepet leja minerare nga Ministria e Infrastrukutrës dhe Energjisë për kërkimin e këtij minerali në Babje të Librazhdit, teksa vlera totale e investimit parashikohet në 40.12 mln lekë.
Kjo është hera e parë, pas shumë vitesh që jepet një leje minerare për kërkimin e këtij minerali, teksa paralelisht, me këtë procedurë është dhënë edhe një tjetër leje për kërkim – zbulimin e bakrit në zonën e Mirditës, si dhe një tjetrë leje për shfytëzim, për gurin gëlqeror.
Procedurat bazohen në planet minerare të miratuar në vitet e kaluar, por edhe në planin e ri për zhvillimin e sektorit 2022-2024. Sipas këtij të fundit zhvillimi i aktivitetit minerar në 3 vitet e ardhshëm fokusohet kryesisht në nxjerrjen e gurit gëlqeror, gurit dekorativ dhe gurit gëlqeror të mermerizuar.
Në bazë të dokumentit zyrtar parashikohet hapja e procedurave konkurruese apo zhvillimi i proceduarve të hapura për 62 zona minerare, teksa vetëm një numër shumë i kufizuar pritet të jepet për nxjerrjen e mineralit të kromit.
Për këtë të fundit, planifikohet dhënia e 2 zonave minerare, ndërsa 3 zona të tjera do të jepen për mineralin e bakrit. Në krahasim me planin 2019 – 2021 ka një reduktim të zonave minerare, pasi plani për 3-vjeçarin që lamë pas përcaktonte hapjen e garave konkurruese për 78 zona minerare, apo 16 më shumë se ai aktual.
Ndërkohë që, sa i takon rritjes së produktit vjetor, parashikohet të mos ketë ndryshime, duke qëndruar në deri 5%./ SCAN
-
Bankat do të “hyjnë” në e-Albania nga janari i vitit të ardhshëm
22 Nëntor, 09:56 -
Po ndodh...
ide
Klithma e bukur e protestës, kundër estabilishmentit Rama-Berisha
Një Shqipëri PA RAMËN, PA BERISHËN!
Përse protesta buçet: Rama në burg, Berisha në burg!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

