KËMBANË ALARMI/ Të rinjtë braktisin degët prioritare universitare! Vetëm 5 studentë të regjistruar në fizikë dhe 9 në kimi

23 Shtator 2024, 09:47 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

KËMBANË ALARMI/ Të rinjtë braktisin degët prioritare

Të rinjtë braktisin degët prioritare të mësuesisë në Universitete.

Në Fakultetin e Shkencave të Natyrës regjistrimet në këto programe studimi numërohen me gishtat e dorës. Vetëm 5 të rinj janë regjistruar deri tani për degën e Fizikës, 9 për Kimi, 23 në degën e Matematikës dhe pak më tepër në Biologji.

Fakultetet e mësuesisë jo vetëm nuk po plotësojnë dot nevojat e shkollave për mësues, por rrezikojnë ekzistencën përballë degëve dhe porfesioneve më të paguara nga tregu i punës.

Për drejtues të shkollave të larta ky nuk është vetëm një problem shqiptar. E kundërta ndodh me degët e informatikës, të inxhinierisë matematike e fizike në këtë fakultet.

Dekania e Shkencave të Natyrës Eglantina Kalluci thotë se kuota në këto programe thuajse janë plotësuar. Shkollat e larta janë në raundin e dytë te regjistrimeve për plotësimin e kuotave të mbetura bosh. Afro 84% e aplikantëve janë regjistruar në universitete.

Ndërkohë në degët prioritare, këtë vit do të ketë një politikë të re të mbështetjes financiare të studentëve. Bursën e prej 40 mijë lekësh do të përfitojnë të gjithë studentët e vitit të parë, por nëse në vitet pasardhëse nuk ruajnë mesataren 8, bursa do të përshkallëzohet me rënie në vlerë.

KËMBANË ALARMI/ Të rinjtë braktisin degët prioritare

ide