Kollë, temperaturë, dhimbje koke dhe trupi/ Mbi 6 mijë raste në javë me infeksione respiratore në Shqipëri!
Infeksionet respiratore vijojnë të qarkullojnë me intensitet edhe gjatë stinës së verës. Specialistët e ISHP thonë se gjatë një jave, në rang vendi qendrat shëndetësore kanë raportuar mbi 6 raste me infeksione respiratore të sipërme dhe të poshtme të shoqëruar me kollë të zgjatur, temperaturë, dhimbje trupi dhe dhimbje koke.
"Numri i rasteve me Covid ka qenë i rritur gjatë periudhës së verës dhe kjo ndikon në shtimin e virozave respiratore gjatë kësaj periudhe. Numri total i infeksioneve respiratore të sipërme është afërsisht 6300 raste në javë", u shpreh Adela Vasili, specialist e ISHP.
Qarqet e mëdha kanë raportuar edhe numrin më të lartë të rasteve.
"Në qarkun e Vlorës, të Fierit, të Tiranës gjithashtu apo Durrësit ku dhe numri i rasteve është më i madh, por edhe popullata është më e madhe", tha ajo.
Grupmosha më e prekur është ajo 65 vjeç e lart, si dhe fëmijët. Edhe pse në numër të pakët për shkak të komplikacioneve nga infeksionet respiratore, ka patur edhe shtrime në spital.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
