Mjekët: Rritet përhapja e sifilizit tek të rinjtë shqiptarë. Shkak, marrëdhëniet e pambrojtura

Disa nga sëmundjet Seksualisht të Transmetueshme janë përhapur edhe më shumë vitet e fundit në Shqipëri, kryesisht tek të rinjtë. Sipas mjekëve, rastet me sifiliz janë katërfishuar pas pandemisë.
“Nga viti në vit 2022-2024 kemi një rritje shumë të madhe të rasteve, sidomos me sifiliz që duhet të tërheqë vëmendjen e autoriteteve të ISHP. Vjet nga 116 raste të reja me HIV të diagnostikuar me HIV, mbi 28 raste prej tyre ishin me Sifiliz, mbi 15%. Këto pacientë shumica prej tyre djem të rinj, meshkuj që kryejnë marrëdhënie me meshkujt.”, shprehet mjeku infeksionist, Arjan Harxhi, për abcnews.al.
Sipas bluzave të bardha, përhapja më e madhe vjen për shkak të marrëdhënieve seksuale të pambrojtura tek adoleshentët dhe nga ulja e moshës së aktivitetit seksual për ta.
“Deputimi i hershëm seksual, marrëdhëniet e pambrojtura, partner të rastësishëm, janë kryesorë që çojnë në shtimin e sëmundjeve SST”, shtoi mjeku.
Në shumicën e familjeve shqiptare ende mbetet tabu biseda prindër-fëmijë për marrëdhëniet seksuale dhe mënyrat e mbrojtjes.
“Ende s’kemi fol për këto tema, djalin e kam 9 vjeç”.
Edhe në shkolla trajtimi i këtyre temave nuk ka ndryshuar shumë.
“Kam dëgjuar në shkollë për SST nga mësueset më shumë. Nuk di për metodat e mbrojtjes nga SST. Me prindërit nuk mbaj mend të kemi folur konkretisht për këtë gjë”.
“Sigurisht tek ne temat që lidhen me intimitetin është e vështirë për tu trajtuar, sepse një pjesë e madhe e jona e kemi krijuar të plotë procesin e formimit brenda shtëpisë, brenda familjes dhe vazhdojmë jetojmë me prindër dhe kemi qenë edhe jemi të ndikuar nga botëkuptimi i prindërve tanë dhe ndaj është e vështirë që tema të tilla të trajtohen”, thekson sociologia Entela Binjaku.
Ekspertët rekomandojnë që për këto tema të punohet më shumë me adoleshentët si në familje, dhe në institucionet e edukimit.
“Duhet të rishohim strategjitë tona të edukimit seksual tek të rinjtë qoftë në ambientet e shkollës por, edhe ekstrakulikulare duke futur metodat e reja inovative siç është metodat sociale, ku siç përdoren për të shtuar sjelljet e rrezikshme seksuale, duhet të shfrytëzohen po këto metoda për ti mbrojtur”, theksoi mjeku Arjan Harxhi.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


