Statistikat/ Sa shpenzojnë shqiptarët në vit për mirëqenien e tyre?
Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime në industrinë e mirëqenies, ka publikuar së fundmi raportin kërkimor mbi ekonominë globale të mirëqenies (The Global Wellness Economy, 2019-2022). Ky raport vlerëson dhe rendit ekonominë e mirëqenies në 218-të vende të botës.
Disa nga fushat kryesore ku bazohet ky raport janë kujdesi personal dhe bukuria; ushqimi i shëndetshëm, ushqyerja dhe humbja e peshës; aktiviteti fizik; mjekësia tradicionale dhe plotësuese; shëndeti publik; mirëqenia mendore; mirëqenia në vendin e punës si dhe fusha të tjera të cilat lidhen më shëndetin dhe mirëqenien në tërësi. Mes 218-të vendeve të marra në studim gjejmë të renditur dhe vendin tonë.
Të dhënat sipas raportit tregojnë se ekonomia e mirëqenies në vendin tonë, për vitin 2022, zë gati 1.3 miliard dollar të tregut dhe kjo shifër vlerësohet në 463 dollarë për frymë. Krahasuar me vitin 2020, kjo vlerë shihet të ketë shënuar rritje si pasojë e rimëkëmbjes nga pandemia.
Sa i përket renditjes, Shqipëria zë edhe për këtë edicion vendin e 102 për madhësinë që zë në treg ekonomia e mirëqenies, për vitin 2022, ndërkohë renditemi në vend të 84-t për shpenzimet për frymë. Krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria renditet e treta sa i përket vlerës së tregut të mirëqenies. E para në renditje është Serbia duke zënë vendin 72-të dhe ekonomia e mirëqenies për këtë vend vlerësohet në 3.7 miliardë dollarë.
Bosnje Hercegovina është e dyta në renditje dhe madhësia e tregut të mirëqenies vlerësohet 1.5 miliard dollarë. Shqipëria ka lënë pas Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Kosovën. Në Kosovë tregu i mirëqenies për vitin 2022 është vlerësuar në 0.5 miliard dollarë. Shtetet të cilat kryesojnë listën në këtë renditje janë vende si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kina, Japonia dhe Gjermania.
Sipas të dhënave të raportit, ekonomia e mirëqenie në Shqipëri për vitin 2022 në total vlerësohet se zë rreth 6.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Theksojmë se analiza bazohet në kërkime të gjera parësore dhe dytësore të kryera nga janari deri në shtator të vitit 2023, duke përfshirë rishikimet e literaturës, hulumtimin e të dhënave dhe intervistat me ekspertë.
Burimet kryesore publike dhe private të konsultuara përfshijnë institucione të rëndësishme si Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Organizata Botërore e Shëndetësisë, Organizata Ndërkombëtare e Punës, Organizata Botërore e Turizmit, Statista, Eurostat, etj.
ide
Pse Sali Berisha po baltos Altin Dumanin?
Rama duhet të iki, Berisha s’duhet të vijë!
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128