
Totali i kredisë, portofoli “peshon” rreth 840.9 mld lekë/ Lehtësimi i kushteve të kreditimit rriti huanë për ekonominë me 13.5%

Në vitet e fundit, ekonomia shqiptare ka përjetuar një rritje të ndjeshme të totalit të kredisë, duke reflektuar një zhvillim të qëndrueshëm dhe një besim të shtuar në sektorin financiar. Sipas të dhënave të fundit nga “Banka e Shqipërisë”, totali i kredisë ka arritur në 840.9 miliardë lekë në fillim të vitit 2025, me një rritje e konsiderueshme prej 13.5%, krahasuar me Janarin e vitit të kaluar, dhe një rritje prej 0.7% krahasuar me Dhjetorin e vitit 2024
Pra, nëse flasim në shifra absolute, rezulton se në harkun kohor të një muaji kredia është rritur 6.1 miliardë lekë, ndërsa në harkun kohor të një viti regjistron një rritje prej 99.9 miliardë lekë.
Në terma vjetorë, kjo rritje i atribuohet kryesisht zgjerimit të kreditimit të “Korporatave të tjera financiare”. Nga ana tjetër, edhe huaja për biznesin ka shënuar një rritje të konsiderueshme në harkun e një viti. Nga 414.8 miliardë lekë në Janarin e vitit të shkuar, ajo është shtuar me rreth 59 miliardë lekë në Janar të këtij viti, duke arritur në rreth 474 miliardë lekë. Rritja përgjatë një viti vlerësohet në 14.3%.
Kjo rritje është mbështetur kryesisht nga një rritje e kredisë në valutë, e cila ka arritur në 258 miliardë lekë, nga 220 miliardë lekë. Në një vit kredia në valutë u rrit me 17.5%, ndërsa kredia në lekë u rrit me 10.6%.
Edhe nëse i referohemi periudhës një mujore, huaja për biznesin shënoi rritje me rreth 0.9%, ku duket se ajo në valutë ka udhëhequr rritjen, ndërkohë përgjatë një muaji kredia për biznesin në lekë ka rënë me 0.7%.
Bankat kanë lehtësuar kushtet e kreditimit, duke ulur kërkesat për kolateral dhe duke përmirësuar perceptimin e rrezikut për sektorët ku operojnë bizneset. Ndërkohë, perspektiva pozitive për ekonominë dhe besimi i shtuar i biznesit kanë luajtur një rol të rëndësishëm në rritjen e kërkesës për kredi.

ide


Nëse Amerika mbyll SPAK-un, kush përfiton më shumë, PS apo PD?

A mund të përmirësohet SPAK nga klasa jonë politike?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128