39-vjeçarja shqiptare në Austri u gjet me plagë të shkaktuara nga thika dhe arma e zjarrit, ish-bashkëshorti pranon krimin

2026-04-07 10:29:58 / AKTUALITET ALFA PRESS

39-vjeçarja shqiptare në Austri u gjet me plagë të

Autori i vrasjes së 39-vjeçares, nga Kosova është ish-bashkëshorti i saj. Sipas hetimeve ka rezultuar se 47-vjeçari ka pranuar vrasjen dhe ndodhet në paraburgim.

Krimi i rëndë ndodhi në Austri. Gruaja u gjet pa shenja jete në kopshtin e shtëpisë së saj me plagë nga thika dhe arma e zjarri

39-vjeçarja nga Kosova Zoja Oroshi, ka pasur konflikte të vazhdueshme me ish-bashkëshortin e saj. Sherri mes tyre siç raportojnë mediat në Kosovë, ka ardhur si pasojë e problemeve familjare, por pa dhënë shumë detaje.

“Mund të konfirmojmë se një shtetas austriak 47-vjeçar, me origjinë nga Kosova, dyshohet se ka vrarë gruan e tij më 5 prill 2026, në Soss, duke i shkaktuar plagë me armë zjarri dhe thikë. I akuzuari ka pranuar krimin dhe është dërguar në Qendrën Korrektuese Wiener Neustadt. Një urdhër paraburgimi është kërkuar tashmë. Hetimi policor vazhdon, ndërsa problemet familjare midis autorit dhe viktimës po shqyrtohen si motiv i mundshëm”, thuhet në reagimin zyrtar.

 

Happening now...

ideas